Hisen Berisha nuk e ka kërkuar Grenellin për të bërë mazhorancë në Kosovë
Deklarata
Hisen Berisha po e lyp Grenellin me bë mazhorancë n’Kosovë VIDEO
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “Hisen Berisha po e lyp Grenellin me bë mazhorancë n’Kosovë VIDEO” është i rremë. Në intervistën e bashkëngjitur në artikull, Berisha nuk e kërkon ish-emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, për të bërë mazhorancën në Kosovë dhe as nuk e përmend fare gjatë intervistës. Faqja që e ka publikuar këtë artikull me titull “Hisen Berisha po e lyp Grenellin me bë mazhorancë n’Kosovë”
Artikulli
Më 11 nëntor 2022, faqja e internetit a-news24.com publikoi një artikull me titull: “Hisen Berisha po e lyp Grenellin me bë mazhorancë n’Kosovë”- VIDEO. I njëjti artikull është shpërndarë në Facebook edhe nga Televizioni Supersky.
Brenda këtij shkrimi flitet për një intervistë të deputetit Berisha dhënë për Gazetën Blic më 10 nëntor 2022, në të cilën deklaron se ekzistenca e Kosovës varet nga garanca e drejperdrejtë që e jep SHBA. Tutje Berisha tha se pret nga SHBA- që ta ndalin papjekurinë politike të Qeverisë Kurti.
“Pres që do të detyrojnë këtë Qeveri apo ndonjë mazhorancë të re brenda Kuvendit që Kosova ta mbyllë këtë proces, duke e mbështetur që t’i përmbushë obligimet kontraktuale që i ka marrë me bashkësinë ndërkombëtare, të lobojnë në BE për njohjen nga këto pesë vende që ende nuk na njohin dhe ta përgatisë forcën që të jemi pjesë e NATO-s” – deklaroi Berisha për “Gazetën Blic”.
Berisha nuk e përmend askund në intervistën e tij ish-emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell. Richard Grenell është fajësuar edhe në vitin 2020 nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë së atëhershme Kurti.