About: http://data.cimple.eu/claim-review/44cfb10a372da21fc0e434ea25b88e2928c76755ea600d9bd746328e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deputeti Gjyshinca thotë se nuk e ka lënë politikën Deklarata Gjyshinca i VV-së e lë politikën Vlerësimi Rrenë Lajmi se “Gjyshinca i VV-së e lë politikën”- është i rremë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, thot se nuk e ka lënë politikën siç është raportuar nga Klan Kosova dhe disa media të tjera. Gjyshinca në një reagim në Facebook dhe në një bisedë për Krypometër ka thënë se informacioni është i rremë, pasi ai është duke bërë përgatitje për zgjedhjet e ardhshme dhe se vazhdon të mbetet pjesë e Grupit Parlamentar të LVV-së. Edhe Vetëvendosje në një përgjigje për Krypometër ka thënë se nuk kanë pranuar ndonjë dorëheqje nga Gjyshnica dhe se i njëjti vazhdon të jetë pjesë e Lëvizjes. Artikulli Më 28.08.2024 faqja në Facebook “Klan Kosova” (arkiva 1 dhe 2) ka publikuar një lajm përmes së cilit pretendojnë që deputeti i partisë Lëvizja Vetëvendosje e ka lënë politikën. Lajmi në Klan Kosova ishte publikuar më titullin “Gjyshinca i VV-së e lë politikën”. I njejti lajm u publikua edhe nga faqet Prishinapress (arkiva), Gazeta Stop (arkiva), Gazeta Bota Sot (arkiva), Bota Sot (arkiva). Në lajmin fillestar të publikuar në “Klan Kosova” thuhej se “Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka vendosur të largohet nga politika. Kështu merr vesh Klan Kosova nga burimet e saj, VV-së”. Pas publikimit të këtij lajmi, ka reaguar (arkiva) deputeti Gazmend Gjyshinca duke thënë se lajmi është i rremë. “Lajmi i raportuar pak minuta më parë në TV KLAN KOSOVA, ku përmendet emri im, është lajm i rremë. Nuk pasqyron aspak të vërtetën, kësaj shpifje do t’i përgjigjem në mënyrë të merituar përmes rrugëve ligjore. VVazhdojmë përpara” – thuhet në reagimin e Gyshincës. Pas reagimit publik të Gjyshincës, Klan Kosova e ka ndryshuar lajmin duke thënë se “Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, mund të largohet nga politika.” Edhe pse e ka ndryshuar lajmin duke e lënë vetëm si mundësi largimin e Gjyshincës nga politika e jo më si çështje të kryer, Klan Kosova nuk e ka shtuar asnjë shënim për këtë redaktim që e ka bërë. Ndërkohë që tekstin në ueb-faqe e kanë ndryshuar, lajmi vazhdon të mbetet i njëjtë në Youtube, pasi ishte transmetuar në edicionin qëndror të lajmeve në këtë televizion. Krypometri ka kontaktuar me deputetin Gjyshinca, i cili thotë se nuk ka biseduar me askënd për mundësi largimi nga politika apo nga Grupi Parlamentar i VV-së. “Nuk kam pasë asnjë bisedë lidhur me largimin tim prej politikës. Ka pasë biseda për me pa qysh po dojna me ecë tutje, në kuptimin që zgjedhjet janë përpara, me u organizu, fushata e të tjera por jo, asnjëherë nuk ka pasë diçka të tillë. Absolutisht jo, bile është bisedu që ma shumë me e shtu angazhimin. Unë vazhdoj të jem pjesë e grupit parlamentar, sot kam qenë gjithë ditën thuajse në Lëvizje, nuk ka diçka të tillë. Është lajm totalisht i pavërtetë”- deklaroi Gjyshinca. Krypometër ka kontrolluar faqen e Kuvendit të Kosovës dhe aty Gjyshnica vazhdon të figurojë si anëtar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Krypometër ka kërkuar një përgjigje edhe nga Levizja Vetëvendosje. Arlind Manxhuka, zëdhënës i partisë LVV, ka thënë se deputeti Gjyshinca nuk ka paraqitur ndonjë dorëheqje dhe se ai vazhdon të jetë pjesë e Lëvizjes. “Jo, asnjëherë dhe as që është diskutuar diçka e ngjashme. Ai vazhdon të jetë pjesë e GP të LV-së”- deklaroi zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software