schema:text
| - Ilustrim
Lajmi i rremë për një aksion në veriun e Kosovës
Deklarata
“Vjen Lajmi I Fundit Në Veri Pritet Të Ndodh AKSlJON I Madh”.
Vlerësimi
Rrenë
Titulli i këtij lajmi ishte i rremë, pasi i njëjti nuk ishte mbështetur në asnjë fakt apo burim. Për dallim nga titulli, artikulli kishte të bënte tërësisht me lajmet dhe bisedimet që ishin zhvilluar në Bruksel pas vendosjes së reciprocitetit në targa të veturave dhe ngjarjet që kishin pasuar atë.
Artikulli
Një lajm i rremë për një aksion policor që thuhet se pritet të ndodhë në veri të vendit është shpërndarë të mërkurën më 17 nëntor.
Në faqen në Facebook me emrin “Der Kosova Albaner” është shpërndarë një artikull me titullin “Vjen Lajmi I Fundit Në Veri Pritet Të Ndodh AKSlJON I Madh”.
Artikulli është i publikuar në ueb faqen https://lajme.buzz/, ku nuk figuron as datë dhe as orë e publikimit.
Në anën tjetër përmbajtja e artikullit është krejtësisht e ndryshme me titullin. Në tekst flitet për marrëveshjen Kosovë-Serbi në Bruksel që pika kufitare në Jarinjë të hapet pasi aty të largohej Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe të vendosej përkohësisht misioni i KFOR-it.
Diët e fundit nuk është paralajmëruar dhe as nuk ka ndodhur ndonjë aksion policor në veri të vendit.
Pas gati dy javësh bllokim të pikave kufitare Kosovë-Serbi në Bërnjak dhe Jarinje, ishte arritur një marrëveshje në mes palëve rreth çështjes së targave të veturave, dhe sipas kësaj marrëveshjeje, palët brenda periudhës gjashtë mujore duhet të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme për përdorimin e targave të automjeteve të të dyja vendeve.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR nga e shtuna më 2 tetor 2021 nisi të zëvendësojë Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës dhe qëndroi aty për dy javë pranë pikave kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
Po në këtë ditë, u larguan edhe kamionët që kishin bllokuar rrugët dhe qytetarët serbë që protestonin kundër masave të reja të Qeverise së Kosovës, për reciprocitet në aplikimin e targave ndërshtetërore.
Ndërkaq nga 4 tetori, filloi përdorimi i stikerave/afisheve në vetura.
Më 20 shtator 2021 Kosova filloi reciprocitetin e targave ndaj Serbisë. Ky vendim ngjalli reagimin e serbëve që protestuan duke bllokuar rrugët.
|