About: http://data.cimple.eu/claim-review/464296250accefa2e1117874effdc3566f4ef785a8736c3de49570f6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Konspiracion për jashtokësorë në Miami Deklarata Aliens in Miami Vlerësimi Rrenë Përshkrimi në video “Aliens in Miami” është i rremë. Video nuk tregon alienë në Miami të SHBA-ve, por janë policë të cilën kanë intervenuar në një përleshje. Departamenti i policisë në Miami kishte lëshuar më pas deklarim në të cilën thotë se “nuk ka alienë, ufo, apo diçka të ngjashme, nuk ka aeroporte të mbyllura dhe nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike”. E njëjta video është vlerësuar nga disa verifikues tjerë të fakteve. Artikulli Më 01.06.2024 faqja në Threads ‘albania_freedom_news’ (arkiva)postoi një video me përshkrim “Aliens in Miami”. Videoja ishte marrë nga një edicion i lajmeve ku raportohej se “Video virale pretendon se shfaq jashtokësor në Miami” , raportuesi thote se “teoritë konspitarive pretendojnë se panë një krijese gjigande në hyrje të një qendrë tregtare”. Kjo video ishte shpërndarë dhe ishte bërë trend në rrjetin X me përshkrim “Policët po e fshehin këtë duke thënë se fëmijët po hidhnin fishkezjarre, por trafiku ajror u ndal atë natë, përpos atij ushtarak dhe nuk i është dhënë mbulim mediatik”. Departamenti i Policisë në Miami kishte lëshuar më pas deklaratë në të cilën thotë “nuk ka alienë, ufo, apo diçka të ngjashme, nuk ka aeroporte të mbyllura dhe nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike”. Lidhur me këtë shpërndajre të kësaj videoje kishin raportuar edhe media tjera, revista Forbes, në të cilën thuhet se një rrahje mes shumë personave kishte shkaktuar ndërhyrjen e policisë. Më 24.01. 2024 AFP kishte bërë verifikim të këtij raportimi në të cilin potencohet se këto shpërndarje ndodhën pas ballafaqimit të policisë në Florida gjatë natës së vitit të ri. Autoritetet kanë deklaruar se aksioni kishte të bënte në ndaljen e disa të rinjve që hidhnin fishekzjarre. Këtë shkrim e kishte demantuar edhe USAToday më 09.01.2024 duke potencuar se në videot e shpërndara shihen njerëz duke ecur e jo jashtëtokësorë si pretendohet në postimet në fjalë. Ata madje bashkangjitën edhe deklarimin e një zëdhënësi të policisë, Rafael Horta i cili thotë: “është vetëm një person duke ecur dhe hija e tij, nuk ka alienë në Miami”. Derisa, edhe LeadStories më 09.01.2024 faktuan si të rrejshëm raportimin se në Miami ka alienë. “Ndërhyrja e policisë nuk u bë si shkak i krijesave të mëdha, por të rinjëve që shkelën rregulla”, thuhet në titullin e raportimit të tyre. Në artikull bëhet e ditur se atë natë policia arrestoi katër të rinj që po gjuanin fishekzjarre në drejtim të qytetarëve, por edhe vende tjera që mund të kishte shkaktuar incident më të madh.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software