About: http://data.cimple.eu/claim-review/46519ba0a9851c424ddca9ee9df84f82b9d66b0c7b6f9d4766ea453a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e rreme e Sadri Ramabajës Deklarata Ramabaja i VV-së Vlerësimi Rrenë Fotografia e Sadri Ramabajës me mbishkrimin “Ramabaja i VV-së” është e manipuluar. E njëjta kartelë të identifikimit (me numër rendor 1273) është publikuar disa herë në internet që nga viti 2015 duke u paraqitur me përsonazhe të ndryshme. I kontaktuar nga Krypometër, Sadri Ramabaja ka thënë se fotografia është e manipuluar. Artikulli Më datë 15.04.2024 faqja e Facebook “Dardania press” (Arkivi) ka shpërndarë një postim me mbishkrimin “Ramabaja i VV-së😛”. Këtij postimi iu është bashkëngjitur edhe një fotografi në të cilën shihet një fotografi e analistit Sadri Ramabaja e vendosur një librezë anëtarësie e “Shtëpisë qendrore të UDB-së”. Për të verifikuar këtë postim, Krypometër përmes “TinEye” (Arkivi) ka gjetur se fotografia e ngjashme është publikuar për herë të parë në vitin 2019. Në fotografinë e publikuar në vitin 2019 është një fëmijë, që disa media kanë thënë se është Vojisllav Sheshel, por ky i fundit poashtu kishte thënë se fotografia është e rreme. Në të njëjtën kartelë të identifikimit të UDB-së, nëpër vite, janë vendosur fotografi të personave të ndryshëm. Krypometër ka verifikuar se të gjitha postimet me këtë kartelë të identifikimit e kanë të njëjtin numër: 1273. Për të verifikuar këtë postim, Krypometër ka kontaktuar edhe Sadri Ramabajën, personin e apostrofuar. Ai ka thënë se vazhdimisht ka dhënë qendrimet e tij kundër UDB-së (shërbimin sekret të Serbisë) dhe të njëjtat i ka paraqitur edhe nëpër analizat e publikuara nëpër portale të ndryshme. “Natyrisht se kjo fotografi është e montuar. Po shihet edhe nga syri naiv”- tha Ramabaja, për Krypometër. Sadri Ramabaja ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, parti që udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Ramabaja ishte liruar nga akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës për kryerjeve e dy veprave penale: Vrasje të përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe Përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Ramabaja aktualisht është opinionist i rregullt në emisionin “Pressing” në televizionin T7.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software