About: http://data.cimple.eu/claim-review/467a7d7050223119a2981ec5dd660b83be4e2dc62cda3bd83844a4d8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Parkingu te Fakulteti Filologjik, Foto: Komuna e Prishtinës Rrena për fillimin e ndërtimit të parkingut te Filologjiku Deklarata Genc Bashota: Kah fundi i nëntorit do ta kemi kompaninë e cila e nënshkruan kontratën me komunën edhe e fillon punën. Vlerësimi Rrenë Genc Bashota kishte dhënë premtime tepër ambicioze se punimet në ndërtim të parkingjeve nëntokësore do të fillonin në muajin nëntor. Krypometri e kishte futur si deklaratë që duhet me u monitoru, meqë projekti i parkingjeve nëntokësore është nisur shumë kohë më parë dhe kishte çaluar, prandaj realizimi i tij është me interes të qytetarëve. Por, ky zotim i Bashotës ka dal të jetë i rremë. Ky projekt ende është në procedura dhe nuk pritet të finalizohet deri në muajin shkurt, nëse gjithçka shkon siç është planifikuar. Artikulli Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Prishtinë, Genc Bashota kishte deklaruar se ndërtimi i parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik do të fillonte në fund të muajit nëntor. Por, punimet ende nuk kanë filluar. “Kah fundi i nëntorit do ta kemi kompaninë e cila e nënshkruan kontratën me komunën edhe e fillon punën”, kishte deklaruar Bashota në një konferencë për media në muajin gusht. Por, kompania e cila do të fillojë ndërtimin e parkingut nëntokësor nuk është përzgjedhur ende. Janë përzgjedhur vetëm 4 kompani/konsorciume të cilat kanë kaluar fazën e kualifikimit (fazën e parë, nga tri fazat që ka partneriteti publiko-privat). Këto 4 kompani janë kualifikuar për fazën e radhës që është “kërkesa për propozim”. Zyrtari për Komunikim në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë për Kallxo.com se procedura është hapur para një jave dhe kërkesa do të jetë e hapur deri më 21 janar 2019. “Pas kësaj date komisioni vlerëson ofertat, dhe më pas përzgjedhë kompaninë fituese”, është shprehur Tahiri. Ai ka shtuar se kompania/konsorciumi që do të ndërtojë parkingun nëntokësor nuk është përzgjedhur deri me tani, sepse gjate fazës se kërkesës për kualifikim, ka pasur ankesa nga kompanitë që janë eliminuar. “Sipas procedurave te prokurimit, këto ankesa janë trajtuar ashtu siç e parasheh ligji, dhe kanë marrë kohë. Përkundër deklaratës së drejtorit, çështja e ankesave dhe kohëzgjatje e përgjigjeve ndaj tyre nuk mund të prejudikohet”, ka theksuar Tahiri. Parkingu Nëntokësor tek Fakulteti Filologjik, është një nga projektet e mëdha të kryeqytetit që do të ndërtohet përmes Partneritetit Publiko-Privat. Sipërfaqja e ndarë për parking nëntokësor është 13,990 metra katrorë, dhe është planifikuar që të ndërtohen në 2 etazhe. “Ndërtimi pritet të zgjasë 18 muaj”, ka njoftuar ai përderisa tregoi se komuna do ta nënshkruajë kontratën me kompaninë në fund të nëntorit. Disniveli në pjesën perëndimore të lokacionit, mund të shfrytëzohet për ndërtimin e disa lokaleve afariste, në sipërfaqe të përgjithshme prej 500 metrash katrorë. Një prej pjesëve të rëndësishme të këtij projekti, është parku mbi parking, i cili do të jetë edhe Parku Qendror i kryeqytetit. “Hapësira mbi sipërfaqe do të kthehet në park. Edhe tash ka gjelbërim por duhet t’i jepet shpirt kësaj hapësire. Lokale do të ketë vetëm në rrugën ‘George Bush’ afër Radio Kosovës”, kishte deklaruar Bashota në një konferencë për media në muajin gusht. Bashota ka thënë se deri në fillim e punimeve, janë tri faza procedurale nëpër të cilat duhet të kalohet: shpallja e kërkesës për kualifikim, shpallja e kërkesës për propozim dhe përzgjedhja e ofertuesit më të suksesshëm. Në muajin shtator, Kallxo.com kishte futur në krypometër deklaratën e drejtorit Genc Bashota. Në pritje të fillimit të ndërtimit të parkingut te Filologjiku në Prishtinë
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software