About: http://data.cimple.eu/claim-review/47984131986105d5d09ec97cc1d4c47640e3de3c030c66051916ee93     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përshkrimi i rremë i videos së publikuar nga KALLXO.com për Zgjedhjet Nacionale 2025 Deklarata Nuk po numrohen votat, pse albini i mur kaq pak vota?? qe psh… qe votat e Albinit Vlerësimi Rrenë Është i rremë përshkrimi “nuk po numrohen votat, pse albini i mur kaq pak vota?? qe psh… qe votat e Albinit” i publikuar së bashku me një video të xhiruar në ditën e votimit në Kosovë, më 09.02.2025. Kjo video ishte publikuar për herë të parë në KALLXO.com. Monitoruesi i KALLXO.com, i cili e ka xhiruar këtë video, ka thënë se në këtë rast nuk është konfirmuar ndonjë vjedhje e votave, e as e votave që ishin për Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo video ishte xhiruar në Qendrën e Votimit, në shkollën “Kralj Millutin”, në Graçanicë, në të cilën Partia Lista Serbe i kishte fituar 2,064 vota, apo 73.58% të votave, kurse Lëvizja Vetëvendosje i kishte marrë vetëm 27 vota, apo më pak se 1% të votave. Artikulli Më 11.02.2025, faqja në Facebook Ngom 0205 (arkiva dhe arkiva) ka publikuar një video me përshkrimin “nuk po numrohen votat, pse albini i mur kaq pak vota?? qe psh”. Në video është vendosur mbishkrimi “qe votat e Albinit”. Krypometër përmes kërkimit të imazheve me Google Lens ka gjetur se video origjinale është publikuar në KALLXO.com më 09.02.2025. Mirëpo, videoja e KALLXO.com nuk ndërlidhet me mosnumërim të votave, por e shfaq një zarf për të cilin nuk dihet se çfarë materiali ka pasur në të. Videoja është realizuar nga ekipi i KALLXO.com, në shkollën “Kralj Millutin”, në Graçanicë. Ekipi i KALLXO.com ka qenë prezent për vëzhgimin e procesit zgjedhor në Shkollën Fillore e të Mesme të Ulët “Kralj Millutin”, në Graçanicë. Tutje, Krypometër ka kontaktuar me monitoruesin e KALLXO.com, Laurant Berisha, i cili e ka shpjeguar përmbajtjen e kësaj videoje. “Më të përfunduar procesi i mbylljes dhe bartjes së kutive të votimit në vendin ku bëhet grumbullimi i tyre, vëzhguesit kanë hasur në një zarf të mbyllur i cili ishte lënë në njërën nga klasat e kësaj shkolle. Me të parë këtë zarf, i kemi pyetur zyrtarët përgjegjës për këtë zarf. Gjithë ngjarja është xhiruar, por jemi penguar nga një person i cili dyshohet të jetë person i autorizuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ). I njëjti ka filluar të ofendojë dhe të kërkojë e të bëjë presion te vëzhguesit (ne), që të fshihen të gjitha incizimet.”- ka thënë Berisha. Berisha ka shpjeguar se në video nuk tregohet nëse në zarf ka vota, apo se të kujt janë ato. “Këtu kemi të bëjmë me një rast i cili ka ndodhur në fund të të gjithë procesit. Pra, pasi janë numruar votat dhe së bashku me materialet sensitive janë përgatitur për t’u dërguar në KQZ.”- ka thënë Berisha. Krypometër i ka kontrolluar rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për këtë Qendër të Votimit, pra në shkollën “Kralj Millutin”, në Graçanicë. Në këtë Qendër kanë votuar 2,805 persona, prej të cilëve 2,064 vota (73.58%) ishin për Partinë Lista Serbe dhe 363 vota (12.94%) ishin për partinë “Za Slobodu Pravdu i Opstanak”. Në këtë Qendër të Votimit, Lëvizja Vetëvendosje i kishte marrë vetëm 27 vota, apo më pak se 1% të votave. Në Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 garuan 1,280 kandidatë për Deputet, nga 28 subjekte politike. Katër partitë më të mëdha në vend, të cilat njëherësh fituan më shumë vota: Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Koalicioni i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- NISMA- Konservatorët- Intelektualët- Lista Ideal patën nga 110 kandidatë për deputet. Ndërsa, Koalicioni për Familjen, parti që nuk e kaloi pragun sipas rezultateve preliminare, pati 72 kandidatë për Deputet. Me 99.17% të votave të numëruara, Vetëvendosje renditet e para me 339,350 vota, apo 40.83%. Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtyre rezultateve, ka marrë 22.15% të votave, apo 184,087 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta deri më tani, me 17.59%, apo 146,241 vota. Koalicioni AAK-NISMA kanë 7.47% të votave, apo 62,066. Sipas KQZ, sot, rezultatet preliminare nuk përfshijnë: votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software