schema:text
| - Rrena se çdo qytetar i Eurozonës do të marrë nga 200 euro
Deklarata
“Banka Qendrore do të dhurojë” nga “200 euro në muaj për çdo qytetar të Eurozonës”
Vlerësimi
Rrenë e kryptë
Lajmi se “Banka Qendrore do të dhurojë” nga “200 euro në muaj për çdo qytetar të Eurozonës” është i rremë. Krypometri e ka kontaktuar Bankën Qendrore Europiane, të cilët kanë thënë se ky informacion është i rremë, pasi nuk ka një vendim apo iniciativë të tillë nga kjo bankë. Krypometri ka gjetur se një ide të tillë e ka përmendur Milton Friedman në vitin 1969 dhe e njëjta është përmendur në vitin 2002 nga Ben Bernanke, i cili ka shërbyer si udhëheqës i Fondit të Rezervave në SHBA. Asnjëri nuk kanë pozita udhëheqëse në Bankën Qendrore Europiane.
Artikulli
Më 15 tetor 2023, faqja e internetit “atdheulajm.com” (arkiva) ka publikuar një përmbajtje përmes së cilës pretendon se Banka Qendrore do të dhurojë 200 euro për çdo qytetar të Eurozonës.
Artikulli përmban titullin “Ideja e çmendur e Bankës Qendrore, 200 euro në muaj për çdo qytetarë”.
I njëjti është publikuar edhe nga faqja online new.oknewslite.com dhe është shpërndarë në disa faqe facebook-u si Analiza (arkiva), Lajme Javore (arkiva), Shqiptar me Zemër (arkiva), Mesazhi (arkiva), Lajm24 (arkiva), A1on Lajme (arkiva), Gazeta Rich Shqip (arkiva), Gazeta Sot (arkiva), Tringa Globale (arkiva), Gazeta KOHA (arkiva), Gazeta Korekte (arkiva), Media.al (arkiva), Portali Zëri (arkiva), Maringlen (arkiva), Gazeta Universale (arkiva), Neës (arkiva), Mesazhi Press (arkiva), Portali Ditor (arkiva), Lajmi i Fundit (arkiva), Ilirida- Neës (arkiva), Lajme Ditore (arkiva), Liria Ka Emër (arkiva), Mesazhi Shqip (arkiva), Lajme info (arkiva) dhe Portali Alt (arkiva).
Lajmi pretendon se “Banka Qendrore do të dhurojë” nga “200 euro në muaj për çdo qytetar të Eurozonës”.
Krypometri ka kontaktuar me Bankën Qendrore Europiane më 18 tetor 2023, të cilët kanë konfirmuar se ky informacion është krejtësisht i rremë.
“Kjo është një histori krejtësisht e rreme”- thuhet në përgjigjen e zyrtarit për shtyp, Nicos Keranis për Krypometrin.
Krypometri ka gjetur se një ide të tillë është dhënë nga Milton Friedman në vitin 1969 dhe e njëjta është rikthyer në diskutim publik në vitin 2002 nga Ben Bernanke, i cili ka shërbyer si udhëheqës i Fondit të Rezervave në SHBA. Asnjëri nuk kanë pozita udhëheqëse në Bankën Qendrore Europiane.
|