Titulli i rremë për shërimin e sëmundjeve
Deklarata
Oh ta kishim ditur me pare: 1 luge nga kjo sheron sem/undje te cilat neve po na prekin me se shumti kohet e fundit
Vlerësimi
Me kos
Titulli “Oh ta kishim ditur me pare: 1 luge nga kjo sheron sem/undje te cilat neve po na prekin me se shumti kohet e fundit” është i rremë. Në artikull nuk ofrohet asnjë fakt shkencor që një lugë me rigon shëron sëmundjet që i prekin qytetarët kohëve të fundit. Sado që përdorimi i bimëve mjekuese mund të ndihmojë në trajtim të ndonjë sëmundjeje, nuk ka të dhëna shkencore që një produkt i tillë i shëron sëmundjet e ditëve të sotme.
Artikulli
Më 7 dhjetor 2022, faqja e internetit pasqyra.the24hrnews.com kishte publikuar një artikull me titull “Oh ta kishim ditur me pare: 1 luge nga kjo sheron sem/undje te cilat neve po na prekin me se shumti kohet e fundit”.
Lajmi është shprëndarë edhe në disa faqe në facebook si Gazeta Koha Sot, BOTA E RE, Aktualitete, Intuita, Këshilluesi, Flitet se dhe Kuriozitete & Enigma.
Titulli i këtij artikulli është i rremë dhe nuk është i bazuar në asnjë fakt shkencor. Në titull pretendohet se një lugë rigon mund të shërojë sëmundje, ndërkaq në përmbajtje thuhet se ndihmon në trajtimin e disa sëmundjeve.
Në artikull, po ashtu nuk përmendet ndonjë burim kredibil apo ndonjë bazë shkencore se rigoni mund të shërojë apo ndihmojë në trajtimin e sëmundjeve.