About: http://data.cimple.eu/claim-review/485490af55b5cc063cc6fe3c840796adeda175ac630667587a63319b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i rremë për vdekjen e 18 vjeçarit Deklarata Shkoi për të punuar që ta mbajë famiIjen, 18 vjeçari kosovar v.des në vendin e punës Vlerësimi Rrenë Lajmi se “18 vjeçari kosovar v.des në vendin e punës” ka vdekur në fund të muajit nëntor 2022 është i rremë. Nuk ka vdekur asnjë kosovar në Slloveni në javën e fundit, siç raporton kjo faqe e internetit. Personi që thuhet se ka vdekur në nëntor të vitit 2022 në fakt ka vdekur një vit më parë. 18 vjeçari nga Nishori i Suharekës kishte vdekur në vendin e punës në Slloveni në korrik të vitit 2021. Artikulli Më 29 nëntor 2022, në faqen e internetit blognowhere.com është publikuar një përmbajtje me titull “Shkoi për të punuar që ta mbajë famiIjen, 18 vjeçari kosovar v.des në vendin e punës”. I njëjti lajm është publikuar në faqe të Facebook “Gjeja me e shtrenjte ne jete eshte familja” dhe “Gazeta Pika”. Në përmbajte të artikullit thuhet se 18 vjeçari kishte vdekur në vendin e punës në Slloveni dhe se kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i ka shprehur ngushëllime familjarëve. Tutje thuhet se familja e të ndjerit është vizituar “sot nga kryetari Bali Muharremaj” dhe jepen detaje për përgatitjet që janë duke u bërë për transferimin e kufomës nga Sllovenia në Kosovë. Të gjitha këto detaje janë të rreme, pasi kryetari i Komunës së Suharekës nuk ka bërë ndonjë postim në javën e fundit për ndonjë vdekje në vendin e punës. Lajmi që është publikuar është i vjetër, pasi 18 vjeçari nga Nishori i Suharekës kishte vdekur në vendin e punës në Slloveni një vit më parë, në korrik të vitit 2021. Ndërkaq, edhe postimi i Bali Muharremajt, i përdorur nga faqja, është i vjetër pra i korrikut të vitit 2021.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software