About: http://data.cimple.eu/claim-review/48cfeb5add0e751cea08ecddbe56598ecbd0315129c996dde5cfbee7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrenat e Liderëve për Rrëzimin e Murit Deklarata Hashim Thaçi: “Autoritetet e vendit duhet t’i respektojnë rezolutat e nxjerra nga Kuvendi i Kosovës”. Isa Mustafa: “Muri… do të rrënohet. Është në kompetencë fillestare të pushtetit lokal rrënimi i objekteve të kategorisë së dytë, por është edhe në përgjegjësi të pushtetit qendror të ndërmarrë masa ligjore”. Kadri Veseli: “Muri do të rrënohet gjithsesi. Nuk e di më 1 apo më 17 shkurt. Por ai do të rrënohet”. Vlerësimi Me kos Krypometri ka vendosur t’i matë fjalët e të gjithë liderëve të institucioneve kryesore, pa dallime. Të gjithë kanë premtuar se muri do të rrëzohet. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur për më shumë se dy muaj. Ata se bashku nuk kanë arritur që t’i bindin serbët lokalë për rrëzimin e murit brenda afateve që vet i kanë vendosur. Deputetet e koalicionit kanë votuar dhe i kanë vendosur afat qeverisë që deri me 31 janar muri të rrëzohet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Me datën 4 shkurt në ora dy të mëngjesit, katër ditë pas kalimit të afatit të vendosur nga Kuvendi, është arritur një marrëveshje për rrëzimin e murit, mirëpo nuk janë dhënë më shumë detaje. Marrëveshja është arritur falë një takimi që Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka mbajtur me serbët e Kosovës në Rashkë të Serbisë. Ne do të vazhdojmë të shikojmë nga afër secilin deklarim të liderëve për murin. Vlerësimi me kos është për huqjen e datës dhe mosrealizimin deri më tani të premtimit për rrëzimin e murit. Artikulli Me gjithë premtimet e liderëve, por edhe miratimit të një rezolute për rrëzimin e murit në Mitrovicën e Veriut deri në fund të janarit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Duke u thirrur në rezolutë, krerët e vendit kishin premtuar që ky mur do të hiqet brenda afateve të përcaktuara në rezolutën e Kuvendit. “Autoritetet e vendit duhet t’i respektojnë rezolutat e nxjerra nga Kuvendi i Kosovës. Por, do të ishte mirë që ata që e kanë ndërtuar ta heqin vetë”, kishte deklaruar Presidenti Hashim Thaçi vetëm një ditë pas takimit të parë të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, ku u përfshinë edhe presidentët e dy shteteve. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se autoritetet kosovare e kanë obligim të zbatojnë rezolutën e Kuvendit të Kosovës, e cila kërkonte që muri tërrënohej brenda muajit janar. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Nuk është në kompetencën e Presidentit të Kosovës rrënimi i murit, mirëpo Presidenti Thaçi kishte marrë të gjitha meritat e ndaljes së trenit rus, i cili ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë. Ai kishte deklaruar se pas mosreagimit të institucioneve përgjegjëse, ka ndërhyrë duke kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës të ndalnin trenin. Duke u nisur nga kjo praktikë, kur Thaçi ishte ngutur të marrë meritat e ndaljes së trenit, Presidenti ka pasur mundësi të veprojë në të njëjtën mënyrë edhe për murin ilegal. Se muri do të rrënohet, kishte deklaruar edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli. Përkundër që e kishte nënshkruar rezolutën për rrëzimin e Kuvendit, kryetari i Kuvendit nuk është lidhur me datat, por kishte thënë se muri do të rrëzohet. “Muri do të rrënohet gjithsesi. Nuk e di më 1 apo më 17 shkurt. Por ai do të rrënohet”, kishte thënë Veseli. Edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka qenë i zëshëm dhe i vendosur për rrënimin e murit. Kryetarit të Kuvendit i takon të këmbëngulë më shumë se secili udhëheqës që rezolutat e votuara në Kuvend të zbatohen nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera të Kosovës. Edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa kishte shkruar e folur disa herë për rrënimin e murit. Ai e ka shfrytëzuar murin për t’i sulmuar e fyer opozitën, duke i quajtur gjela. Kishte thënë se murin do ta rrënojë ligji, mirëpo ai dhe qeveria e tij nuk u janë përmbajtur ligjit për të rrënuar atë mur. Është dashur që Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçic t’i mbledhë në Rashkë serbët e Kosovës dhe të vendosin për rrëzimin e murit. Mustafa nuk kishte folur për afate, por për përgjegjësitë e rrënimit të tij. “Qeveria e Kosovës të marrë masat e nevojshme që të mos ndryshohet ura e Ibrit dhe e njëjta t’i përmbajë të gjitha elementet që i kishte para vitit 1999, e jo t’i shtohen elemente tjera ilegale, siç është muri dhe shkallët”, ishte kërkesa e tretë në rezolutë. “Muret ndarëse duhet të hiqen. Muri i ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, jo vetëm pa leje, por edhe në kundërshtim me rregullat urbane dhe ligjore, do të rrënohet. Është në kompetencë fillestare të pushtetit lokal rrënimi i objekteve të kategorisë së dytë, por është edhe në përgjegjësi të pushtetit qendror të ndërmarrë masa ligjore”, kishte thënë ai më 15 janar. Përgjegjësinë për rrënimin e tij krerët ua kishin atribuuar autoriteteve lokale, por kishin thënë se nëse ata nuk veprojnë do të marrin masa në nivel qendror. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur për më shumë se dy muaj. Ata se bashku nuk kanë arritur që t’i bindin serbët lokalë për rrëzimin e murit brenda afateve që vet i kanë vendosur. Deputetet e koalicionit kanë votuar dhe i kanë vendosur afat qeverisë që deri me 31 janar muri të rrëzohet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Me datën 4 shkurt në ora dy të mëngjesit, katër ditë pas kalimit të afatit të vendosur nga Kuvendi, është arritur një marrëveshje për rrëzimin e murit, mirëpo nuk janë dhënë më shumë detaje. Marrëveshja është arritur falë një takimi që Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka mbajtur me serbët e Kosovës në Rashkë të Serbisë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software