About: http://data.cimple.eu/claim-review/48f4322ecae19af56224daf9438e25f6bccdc7bc07de0a8145fea2a6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimi i rremë për takimin e Ali Ahmetit dhe Lumir Abdixhikut Deklarata Ali ahmeti, shkoi ta ngushëllojë partinë opozitare Ldk e cila nuk fitoi në asnjë qytet apo fshat Vlerësimi Rrenë Postimi “Ali ahmeti, shkoi ta ngushëllojë partinë opozitare Ldk e cila nuk fitoi në asnjë qytet apo fshat”- është i rremë. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nuk e ka vizituar Lidhjen Demokratike të Kosovës pas Zgjedhjeve të mbajtura më 09.02.2025. Fotografia e publikuar nga kjo faqe ishte shkrepur më 14.12.2024, kur Ali Ahmeti ishte pritur në Zyrën e LDK, nga kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku. Artikulli Më 11.02.2025, faqja në Facebook Lajme Nga Bota (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihen Kryetari dhe njëherit kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku me zyrtarë të LDK dhe kryetari i partisë në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti. Në postim është vendosur përshkrimi “Ali ahmeti, shkoi ta ngushëllojë partinë opozitare Ldk e cila nuk fitoi në asnjë qytet apo fshat”. Krypometër, përmes kërkimit në Google Lens, ka gjetur se fotografia është shkëputur nga një postim i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Fotografia është bërë më 17.12.2024, gjatë një takimi të Ahmetit dhe Abdixhikut në selinë e LDK. “Gjithashtu, me theks të veçantë Ahmeti dhe Abdixhiku biseduan edhe për hapërimin drejt rrugës euro-atlantike të dy vendeve, si dhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.”- thuhet në postimin e BDI. Krypometër ka kontrolluar postimet e bëra nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Kryetari i saj Lumir Abdixhiku nga data 09.02.2025, mirëpo në asnjë prej tyre nuk është thënë se Kryetari i BDI ishte në vizitë në këtë parti. Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e LDK, Besian Mustafa. Ai ka thënë se pas Zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 nuk e kanë pritur në takim kryetarin e BDI, Ali Ahmetin. “Kjo është fotografi e vjetër.”- ka thënë ai. Kosova, më 09.02.2025, ka mbajtur Zgjedhjet nacionale. Në këto Zgjedhje garuan 1,280 kandidatë, nga 28 subjekte politike. Bazuar në rezultatet preliminarë të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më 14.02.2025, rezulton se Vetëvendosje renditet e para me 341,672 vota, apo 40.84%. Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtyre rezultateve, ka marrë 22.05% të votave, apo 184,449 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta deri më tani, me 17.67%, apo 147,827 vota. Koalicioni AAK- NISMA kanë 7.45% të votave, apo 62,302 vota. Këto rezultate janë preliminare dhe të njëjtat mund të ndryshojnë pas numrimit të gjitha votave, duke përfshirë atyre të pranuara me postë. Në anën tjetër, Ali Ahmeti është Kryetar i BDI, parti opozitare në Maqedoninë e Veriut. Këtë parti ai e ka themeluar në vitin 2002. Para se të hynte në politikë, ai ishte një nga udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software