About: http://data.cimple.eu/claim-review/49bd743c54ed16af1b3c152541c5c03fb9ae60dd650084c0e6ed7f58     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përdorimi i figurave publike për shitjen e suplementeve për dobësim Deklarata Pesha juaj mund të bjerë nga 90 në 70 Vlerësimi Rrenë Gazetarja dhe prezantuesja nga Shqipëria, Arbana Osmani nuk e ka rekomanduar përdorimin e një suplementi, si është thënë në postimin me titull “Pesha juaj mund të bjerë nga 90 në 70”. Osmani ka thënë se nuk është pjesë e kësaj reklame dhe se imazhi i saj është përdorë kundërligjshëm. Në këtë shkrim është rekomanduar një shtesë ushqimore, e cila nuk ka Autorizim të Marketingut në Kosovë. Dietologia dhe specialistja e mjekësisë, Dhurata Halabaku, thotë se pacientët duhet të konsultohen me profesionistët para se të vendosin për përdorim të ndonjë suplementi për dobësim. Artikulli Më 03.05.2024 faqja në Facebook ‘Anglician Ross’,(arkiva) ka publikuar një fotografi të gazetares dhe prezantueses nga Shqipëria, Arbana Osmani me titull: Pesha juaj mund të bjerë nga 90 në 70. Në këtë fotografi gjithashtu rekomandohet edhe një suplement për dobësim, “Slim Fit”. Krypometri ka pyetur prezantuesen Arbana Osmani nëse ajo ka rekomanduar një suplement të tillë për dobësim. Osmani e ka mohuar këtë pretendim duke thënë se s’është e vërtet që ajo është pjesë e kësaj reklame. “Kjo është “fake”, e kanë përdorur imazhin tim”- ka thënë Osmani për Krypometër. Krypometër ka kontrolluar nëse produkti që promovohet përmes këtij shkrimi dhe kësaj faqeje të internetit bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës dhe ka gjetur se produkti ‘Slim Fit” nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale. Krypometër ka pyetur edhe dietologen dhe specialisten e mjekësisë, Dhurata Halabaku, e cila ka thënë se secili person ka metabolizëm të ndryshëm prandaj duhet të bëhen testi i intolerancës para se të caktohet një program për dobësim. “Minimumi i kërkesës për një produkt që e konsumojmë është me i ditë vetitë e tij, përparësitë dhe ndikimet eventuale anësore, por edhe prodhuesin”- tha Halabaku. Krypometri ka pyetur edhe specialistin e farmacisë klinike, Astrit Haxhijaha rreth këtij produkti. “Ky produkt paraqitet si shtesë ushqimore. Nuk figuron përmbajtja e produktit pikërisht për këto nuk rekomandohet përdorimi pa konsultë të ndonjë profesionisti shëndetësor.”- ka thënë Haxhijaha.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software