About: http://data.cimple.eu/claim-review/49ce97086fd193d830f244a5c52570f8169ebf87e857338dde3cd6bf     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendime të rreme për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza Deklarata Ket qe zgjedhen per kryeminister te PDK-se eshte bashkputori i Radoqiqit vuqiqit ne ujaman duk be filama me gumonen e Radoqiqit Vlerësimi Rrenë Mbishkrimi në fotografinë e Bedri Hamzës që është publikuar në Facebook, “Ket qe zgjedhen per kryeminister te PDK-se eshte bashkputori i Radoqiqit vuqiqit ne ujaman duk be filama me gumonen e Radoqiqit” është i rremë. Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se asnjëherë nuk është takuar me Radoiçiqin dhe se të njëjtin asnjëherë nuk e ka pasë bashkëpunëtor. Në internet nuk ka asnjë informacion se Hamza e Radoiçiq janë takuar, e poashtu në Agjencinë për Regjistrim të Binzeseve nuk është i regjistruar asnjë biznese me emer të Bedri Hamës. Artikulli Me 04.06.2024 një profil në Facebook ka publikuar (arkiva 1 dhe 2) një fotografi të Bedri Hamzës me mbishkrimin “Ket qe zgjedhen per kryeminister te PDK-se eshte bashkputori i Radoqiqit vuqiqit ne ujaman duk be filama me gumonen e Radoqiqit”. Ky pretendim është bërë për kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe kandidatin e PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza. Krypometër, përmes kërkimeve në internet, ka gjetur se fotografia e shpërndarë është bërë më 29.09.2018, kur Bedri Hamza ishte ministër i Financave dhe së bashku me ish-Presidentin, Hashim Thaçi e ish-drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, e kishin vizituar liqenin e Ujmanit. Rreth pretendimeve të bëra në këtë postim, Krypometër ka kontaktuar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza. Ai ka thënë se nuk është takuar asnjëherë me Millan Radoiçiqin. “Kjo është një shpifje, pra e pavërtetë. Asnjëherë personat në fjalë as nuk i kam takuar as nuk kam komunikuar me ta. Mjeti i cili është në foto është pronë e Policisë së Kosovës, përveç se shkrimi ka tendencë negative ndaj meje, ky është ofendim edhe për Policinë e Kosovës si një prej institucioneve më të respektuara dhe më kredibile në Kosovë. Për më tepër, së bashku me neve në atë barkë vërehen qartë personat të uniformuar të Policisë së Kosovës me uniforma zyrtare”- ka thënë Hamza për Krypometër. Nga kërkimet në internet, Krypometër nuk ka gjetur asnjë informacion se Hamza është takuar ndonjëherë me ish-nënkryetarin e partisë Lista Serbe, Millan Radoiçiq. Krypometër ka kontrolluar nëse Bedri Hamza ka ndonjë biznes të regjistruar apo nëse është partner i biznesit me Radoiçiqin, mirëpo në faqen e Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve, Hamza nuk figuron që ka pronësi në ndonjë biznes. Krypometër e kishte vlerësuar si të rremë postimin e bërë nga faqja Facebook ‘Bota Sot’, më 29.09.2023, në të cilin pretendohej se ish-Presidenti Hashim Thaçi e kishte shfrytëzuar varkën e Radoiçiqit gjatë vizitës në Ujman. Ish-Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj kishte deklaruar se varka me të cilën e kanë vizituar liqenin e Ujmanit ishte e Policisë së Kosovës. Kush është Bedri Hamza? Bedri Hamza është kandidat për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Hamza është kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut. Ai në të kaluarën ka mbajtur poste të larta shtetërore. Ai është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në tri mandate. Ka qenë drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Kuvendin Komunal të Mitrovicës (2000 – 2003). Hamza fillimisht ishte emëruar zëvendësministër për Ekonomi dhe Financa (2008 – 2011) e më pas edhe Ministër i Financave (2011 – 2013) në qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi. Bedri Hamza për pesë vjetë (2013 – 2017) ishte Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës. Ai i ishte kthyer serish politikës duke u zgjedhur ministër i financave (2017-2020) për herë të dytë e më pas edhe deputet i Kuvendit të Kosovës (2020-2021). Kush është Millan Radoiçiq? Milan Radoiçiq dyshohej se ka lidhje me vrasjen e ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Ndaj tij ishte lëshuar letër- rreshtimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, por gati dy vjet më pas, në fillim të vitit 2021, ky letër- rreshtim ishte tërhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Oliver Ivanoviq ishte vrarë para selisë së partisë së tij, më 16.01.2018, në Mitrovicë të Veriut. Sipas aktakuzës, Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Nedelko Spasojeviq, Rade Basara, po akuzohen se si grup kriminal të udhëhequr nga Millan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, kishin kontribuar në forma të ndryshme në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Në këtë rast akuzohen edhe dy zyrtarë policorë, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, të cilët sipas Prokurorisë kishin manipuluar me prova të rastit. Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq ishte i përfshirë edhe në rastin e sulmit terrorist në Banjskë. Në orët e para më 24.09.2023, një patrullë e Policisë së Kosovës ishte sulmuar me mjete shpërthyese. Rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, ishte vrarë, një polic tjetër ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar në këtë sulm terrorist. Në kundërpërgjigjen e Policisë, tre terroristë u vranë dhe disa u plagosën. Disa prej personave të përfshirë në sulmin në Banjskë u arrestuan, kurse shumica e anëtarëve të grupit kanë ikur në Serbi. Gati pesë muaj pas këtij sulmi, hetimet ende po vazhdojnë. Operacioni i sulmit terrorist u udhëhoq nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ai vetëm pak ditë pas sulmit terrorist me anë të një letre të cilën e lexoi avokati i tij, kishte marrë përgjegjësinë për sulmin, organizimin dhe logjistikën për këtë sulm duke thënë tutje se pas këtij rasti jep dorëheqje nga pozicioni i tij brenda partisë serbe që funksionon në Kosovë, Lista Serbe. Radoiçiq gjithashtu po kërkohet nga INTERPOL për rastin e Banjskës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software