About: http://data.cimple.eu/claim-review/4a7883970706708b3275852ee20d876ab394a3e73d9484e3d6cb99f2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Gazmend Muhaxheri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com Muhaxheri premton numër më të vogël të rekomandimeve nga Auditori këtë vit Deklarata “19 rekomandime kanë rënë në 11, tash këto 11 rekomandime ndoshta këtë vit bien edhe më pak” Vlerësimi Hetimet vazhdojnë Krypometri do të monitorojë zbatimin e rekomandimeve të Auditorit për vitin 2020 nga Komuna e Pejës, për të parë nëse do të ketë përparim sa i përket zbatimit të rekomandimeve por edhe pranimin e më pak rekomandimeve nga Auditori. Artikulli Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka premtuar se në raportin e Auditorit që do të publikohet këtë vit, do të ketë numër më të vogël të rekomandimeve. Muhaxheri këtë e ka deklaruar në debatin e mbajtur në Komunën e Pejës për gjetjet e Auditorit dhe zbatimin e rekomandimeve nga kjo Komunë. “19 rekomandime kanë rënë në 11, tash këto 11 rekomandime ndoshta këtë vit bien edhe më pak”, ka thënë Muhaxheri. Gjithashtu, kryetari është deklaruar se në komunën e udhëhequr nga ai asnjëherë nuk ka pasur planifikim të gabuar të buxhetit. “Ne asnjëherë nuk kemi bërë planifikim të gabuar të buxhetit, kategoritë e planifikimit të buxhetit i kemi pasë të caktuara ashtu si duhet”, ka thënë ai. Ndërsa, Emine Fazliu, ndihmës-Auditore e Përgjithshme, Emine Fazliu ka bërë të ditur të mirat dhe dobësitë që ka Komuna e Pejës në menaxhim. “Komuna e Pejës për vitin 2019 ka realizuar 97% të buxhetit final, është një realizim i mirë dhe nëse bëjmë krahasimin me vitin e kaluar kemi një ulje prej 1%. Komuna ka tregu dobësi në menaxhimin e shpenzimeve, sidomos të atyre përmes prokurimit, vlen të ceket edhe niveli i lartë i pagesave të vendimeve gjyqësore, ku këto kanë rritur kosto shtesë të komunave për përmbaruesit ose shpenzimet gjyqësore. Dobësi janë vërejtur edhe në regjistrimin e pasurisë dhe në menaxhimin e detyrimeve dhe llogarive të arkë shtueshme”, ka thënë Fazliu. Komuna e Pejës ka pranuar më pak rekomandime nga Zyra Kombëtare e Auditimit për adresim të shkeljeve e dobësive të identifikuara në pasqyrat financiare për vitin 2019 krahasuar me vitet tjera. 15 rekomandime i ka pranuar në raportin e publikuar për vitin 2019, ndërsa në vitin 2018 i kishte pranuar 17 dhe në dy vitet paraprake nga 19 rekomandime. Përkundër faktit që kishte pranuar më pak rekomandime në vitin 2019, Komuna e Pejës kishte ngecur në adresim të rekomandimeve që i kishte pranuar në vitin 2018 pasi i kishte zbatuar vetëm 6 nga 17 rekomandime apo 35% e tyre. Ndërsa, 11 nga 19 rekomandimet të dhëna në raportin e vitit 2017 janë zbatuar në vitin 2018 apo 57 % e tyre janë zbatuar. Kurse, në vitin 2017 janë zbatuar 47% apo 9 nga 19 rekomandimet e dhëna në raportin e vitit 2016. Në nëntor të vitit 2020, KALLXO.com ka publikuar një analizë në lidhje me gjetjet, rekomandimet dhe zbatueshmërinë e tyre nga Komuna e Pejës ndër vite.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software