About: http://data.cimple.eu/claim-review/4a7e0b5411be8c0cc5a7cfac37ffae80148cd395c3c3bfab486ee7ba     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Agim Veliu - FOTO KALLXO Podujeva me Komitet funksional të Auditimit Deklarata Agim Veliu: “Komiteti i Auditimit do të funksionalizohet menjëherë. Mund t’ju them që mund ta funksionalizojmë qysh në muajin e parë” Vlerësimi E vërtetë Komuna e Podujevës e ka mbajtur premtimin për funksionalizimin e Komitetit të Auditimit. Sipas komunës Komiteti i ri Auditimit është fuqizuar menjëherë pas skadimit të mandatit të komitetit të kaluar. Por, KALLXO.com do të vazhdojë të monitorjë procesin e funksionimit të Njësisë së Auditorit të Brendshëm duke vendosur në fokus zbatimin e rekomandimeve që ka bërë kjo njësi gjatë vitit 2018. Këto do të dalin në sipërfaqe në raportin e Auditimit për pasqyrat vjetore të kësaj komune për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2018, që pritet të publikohet nga Zyra Kombëtare e Auditimit në mesin e vitit 2019. Artikulli Komuna e Podujevës thotë se e ka pasur funksional Komitetin e Auditimit që nga viti 2016. Jehonë Hoti nga kabineti i kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, në një përgjigje për KALLXO.com ka bërë të ditur se Komiteti i Auditimit është rifuqizuar me vendim të kryetarit të komunës, me 19 nëntor 2018. “Komiteti i Auditimit paraprak është themeluar me 23 shtator 2016. Kryesuesi ka pasur mandat tre vjeçar deri tash më 2019, por tash ky ka rënë pasi është nxjerr ligji i ri me 30 mars 2018. Një anëtar dy vjeçar dhe një anëtar një vjeçar. Ky komitet ka qenë funksional deri kur është nxjerrë i riu, ky është fuqizuar me automatizëm”, thuhet në përgjigjen e komunës. Ndërkaq, në emisionin ‘Debat Pernime’ për balotazhin në Podujevë, kryetari Agim Veliu kishte premtuar se menjëherë pas marrjes së mandatit për udhëheqjen e komunës do ta funksionalizonte Komitetin e Auditimit. “Komiteti i Auditimit do të funksionalizohet menjëherë. Mund t’ju them që mund ta funksionalizojmë qysh në muajin e parë”, kishte thënë Veliu, në nëntor të vitit 2017. Sipas Jehona Hotit nga Komuna e Podujevës, Komiteti i Auditimit gjatë vitit të kaluar ka mbajtur tri takime. “Rekomandimet e Auditorit të Brendshëm janë marrë parasysh dhe janë në proces të implementimit, me theks të veçantë sa i përket; Tarifave, taksave dhe të hyrave nga qiraja; keshi i parasë së gatshme; Planet, evidencat, vlerësimet dhe të hyrat nga Urbanizmi; menaxhimi i pasurisë; dhe çështjeve nga prokurimi”, tha Hoti për KALLXO.com. Ndërsa, gjetjet e raportit e Zyrës Kombëtare të Auditimit, tregojnë se Njësia e Auditimit të brendshëm në vitin 2016 ka planifikuar pesë auditime dhe kishte arrit që këtë plan ta realizoj, mirëpo auditimet e kryera kishin të bënin kryesisht me aktivitetet e vitit 2014, 2015 dhe 2016. “Komiteti i auditimit i themeluar në shtator 2016 ishte mbledhur 4 herë brenda vitit. Dy takimet e para kishin të bënin me hartimin e statutit dhe shqyrtimin e planit vjetor dhe strategjik, dy takimet tjera ishin komentuar për shqyrtimet e raporteve të dy tremujorëve të fund vitit. Megjithatë, nuk kishte ndonjë konkluzion për menxhmentin se çfarë veprime duhet të ndermerr për zbatimin e rekomandimeve, por vetëm janë komentuar të gjeturat e NJAB”, thuhet në raportin e ZKA-së, drejtuar Komunë së Podujevës. Sipas të njëjtit raport, ndjekja e ngjarjeve nga auditimi pasi ato të kenë ndodhur, nuk i shton vlerë përmirësimit të operacioneve dhe parandalimit të gabimeve dhe parregullsive, si dhe kishte rekomanduar që kryetari duhet të sigurojë që NJAB të fokusohet më shumë në aktivitetet e vitit aktual, me prioritet në fushat ku rreziku vlerësohet i nivelit të lartë. Pothuajse të njëjtat telashe të komunës me Komitetin e Auditorit, ishin theksuar në raportin e ZKA-së së vitit 2017 për Komunën e Podujevës. “Ekzistojnë disa mangësi në lidhje me operacionet aktuale të NjAB-së, si: Njësia e Auditimit të Brendshëm kishte arritur të finalizojë pesë raporte aq sa edhe kishte planifikuar mirëpo asnjë nga këto raporte nuk përfshinte auditimin e periudhës aktuale; dhe NjAB, kishte dhënë gjithsej 18 rekomandime se si menaxhmenti të përmirësoj funksionimin e kontrollit të brendshëm, mirëpo njësitë që kanë qenë subjekt i auditimit nuk kanë përgatitur plane veprimi për adresimin e rekomandimeve”, thuhet në të gjeturat e raportit. Sipas ZKA-së, këto rezultate tregojnë jo gatishmëri në njohjen dhe maksimizimin e përfitimit të auditimit të brendshëm ose për të kërkuar siguri për funksionimin efektiv të kontrolleve të brendshme. Ky institucion ka rekomanduar që kryetari, duhet të ndërmarr veprime konkrete për përpilimin e planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Njësisë së Auditimit të Brendshëm. Obligimi ligjor Komiteti i Auditimit duhet t’i rishikoj rezultatet e auditimit të brendshëm dhe veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti në lidhje me rekomandimet e auditimit të brendshëm. Neni 20 i Ligjit për për kontrollin e brendshëm të financave publike thotë se Komiteti i Auditimit është organ i pavarur këshillëdhënës për udhëheqësin e subjektit të sektorit publik, dhe mbështetës për auditorët e brendshëm. Të gjitha institucionet publike janë të obliguara që të themelojnë Komitetin e Auditimit në bazë të kritereve të vendosura nga Ministri i Financave. “Komiteti i Auditimit përbëhet nga tre (3) ose pesë (5) anëtarë, ku dy të tretat (2/3) janë të jashtëm nga fusha përkatëse e auditimit, ndërsa pjesa tjetër nga stafi i brendshëm i subjektit të sektorit publik”, thuhet në nenin 20. Ndërsa, neni pasues flet për pavarësinë funksionale të njësisë së auditimit të brendshëm. “Njësia e auditimit të brendshëm ushtron funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe i raporton drejtpërdrejt vetëm udhëheqësit të subjektit të sektorit publik dhe e njofton Komitetin e Auditimit. Në raport me strukturat tjera organizative në subjektin e sektorit publik, njësia për auditimin e brendshëm ka pavarësinë funksionale në planifikimin e punës së auditimit, në kryerjen e auditimit dhe në raportim”, thuhet në pikën 1 dhe 2 të nenit 21 të Ligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software