About: http://data.cimple.eu/claim-review/4b8c93cf3834c6dee1f7d40543ded88c547cb868fa16de31e766db47     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kurti mban fjalën për ministritë e udhëhequra nga gratë Deklarata Jemi dakorduar të kemi 30 përqind gra edhe në mesin e Ministrave dhe Zv/ministrave. Vlerësimi E vërtetë Albin Kurti e ka mbajtur premtimin e dhënë për përfaqësimin e grave në kabinetin e tij. Ai kishte premtuar që 30% e ministrive do të udhëhiqen nga gratë. Sot, Kuvendi i Kosovës ka votuar kabinetin e Qeverisë Kurti në të cilën janë 5 gra në poste ministrore nga 15 sa janë në total. Shprehur në përqindje i bie 33%. Pritet të shihet nëse Kurti do të mbajë premtimin edhe sa i përket zv.ministrave. Artikulli Sot Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës, por para se të zgjidhej në këtë pozitë, Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra. 5 ministri të kabinetit Kurti do të udhëhiqen nga gratë. Hykmete Bajrami ministre për Arsim, Vlora Dumoshi ministre për Kulturë, Rini dhe Sport, ministre e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ministre e Ekonomisë, Rozeta Hajdari si dhe ministre e Administratës Emilia Regjepi. Kurti kishte premtuar që 30 përqind të ministrive të qeverinë e tij do të udhëhiqen nga gratë. Ai madje kishte nënshkruar edhe shtatë zotimet e organizatës Demokraci Plus (D+) për qeverisje të mirë. Ku zotimi i dytë ishte se gratë do të udhëheqin së paku 30% të ministrive. Më 10 tetor pas një takimi me Vjosa Osmanin si dhe kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, Kurti kishte dhënë prapë të njëjtin premtim. “Jemi dakorduar ta kemi 30 përqind gra edhe në mesin e Ministrave dhe Zv/ministrave. Do të kemi shumë më pak ministri dhe shumë më pak Zv/ministra. Uruam njëri tjetrin për gjithçka dhe besoj se do të na shkojë mbarë e mirë”, ka thënë Kurti.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software