About: http://data.cimple.eu/claim-review/4e6b204cd4bff7e508eff8cea79458a9ea9e42db012df33a75bede1b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Llogaria Parodike përdoret si burim kredibil për deklaratat e Zelenskyt Deklarata Ukraina, Krimea dhe Kosova, mesazhi i parë i Zelensky nga Tirana Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “Ukraina, Krimea dhe Kosova, mesazhi i parë i Zelensky nga Tirana” është i rremë. Ky artikull është bazuar në një deklarim që nuk është thënë nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Profili Volodymyr Zelensky- President of Ukraine (parody)– sipas Iryna Pobyedonostseva, drejtoreshë e Përgjithshme e Drejtorisë së Politikave të Informacionit në Presidencën e Ukrainës- është i rremë dhe nuk i përket presidentit ukrainas Zelensky. Artikulli Në rrjetin social “X” ekzistojnë dy profile të ndryshme të verifikuara në emër të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Edhe pse të dy llogaritë janë të verifikuara, njëri në formë private, e tjetri në atë zyrtare nga Qeveria e Ukrainës, kjo e para që ka të vendosur në titull të emrit të llogarisë termin ‘parodi’ (parody), është përdorur nga disa faqe zyrtare institucionale në Shqipëri, media në Kosovë e Shqipëri dhe zyrtarë tjerë si burim kredibil për të raportuar për deklarata të Zelenskyt, të cilat janë të pavërteta. KALLXO.com ka analizuar të dy profilet në të cilat shihet një shpërputhje e postimeve. Në profilin “parodik” ka postime me përmbajtje satirike, ndërkaq në atë qeveritar ekzistojnë postimet zyrtare politike të Zelenskyt. Krypometër ka gjetur se disa media e kanë cituar profilin parodik si të ishte kredibil dhe i vërtetë. Llogaria parodike i ndjekë 50 llogari tjera dhe ka 1,717 ndjekës, ndërkaq, llogaria zyrtare e Zelenskyt ndjek vetëm një person dhe ndiqet nga 7.3 milionë llogari tjera. Portalet si “Paparaci” (arkiva), “Shqip .com (arkiva), “OraNews” (arkiva), “Pamfleti.net” (arkiva), “Elbasaniflash” (arkiva), kanë raportuar për Samitin për Ukrainën që është mbajtur në Tiranë më 28.02.2024 duke cituar si burim profilin parodik. Portali “Paparaci” pas publikimit, e ka fshirë artikullin (arkiva). Këto media kanë përdorur në artikujt e tyre një postim të profilit Volodymyr Zelensky- President of Ukraine (parody), në të cilin shkruan se do të diskutojnë për Krimenë, Kosovën dhe Ukrainën. Por, i njëjti postim nuk ekziston në profilin e Zelenskyt të verifikuar nga Qeveria ukrainase. Të njëjtin postim e kanë ripublikuar edhe disa faqe zyrtare të institucioneve të Shqipërisë. “Më vjen mirë që u takova me Ministrin e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani! Ne do të diskutojmë çështjen e Krimesë, #Kosovës dhe mbështetjen për Ukrainën. Shqipëria është një vend i pasur, ndaj shpresoj në pjesëmarrjen e saj financiare në forcimin e demokracisë dhe lirisë!”- është postimi i bërë në profilin parodik, i ripublikuar si burim kredibil nga mediat dhe nga persona që janë pjesë të institucioneve. Vetë llogaria parodike, ka reaguar me përqeshje pas ripublikimit të postimit të tij, duke thënë “Unë thjesht bëra shaka me qeverinë shqiptare. Ata ripostuan nga faqja ime sikur të isha Zelensky i vërtetë. Unë mendoj se do ta gjeni këtë interesante, ndoshta edhe të shkruani për të”. Pre e këtij profili ka rënë edhe zyrtarja e Bashkimit Evropian, Federica Woelk e cila ka komentuar në profilin parodik me emër të Zelenskyt “Please for #Kosova recognize all the efforts this country has been doing”, që në shqip do të thotë “Lutemi për #Kosovën t’i njihni të gjitha përpjekjet që ka bërë ky vend”. Krypometër ka analizuar përmbajtjen e profilit “parodik”, në të cilin shihen postime parodike si për shembull postimi ku kinse Zelensky i gëzohet vdekjes së Aleksei Navalnyt, që Ukraina ka nënshkruar një marrëveshje historike për legalizimin e marihuanës“ për lehtësimin e jetës së ushtarëve”, postime mburrëse për luftën e tij në Ukrainë. Në Ukrainë nuk është legal përdorimi i marihuanës. Përkundrazi, 15.02.2024, Volodimir Zelensky nënshkroi legjislacionin që lejon përshkrimin e barnave me bazë kanabisi medicinal për kushte specifike duke përfshirë dhimbjen, kancerin dhe PTSD. Presidenti Zelensky dhe Ministri i Shëndetësisë Viktor Liashko kishin shprehur publikisht mbështetjen e tyre për ndryshimin e ligjit, duke pretenduar se ai mund të ndihmojë vendin të përballet me traumën e dy viteve të luftës me Rusinë. Profile të tilla parodike ekzistojnë edhe në emër të presidentit amerikan Joe Biden, ish-presidentit Donald Trump, që në bazë të analizimit të tyre vërehet që të njëjtat kanë përmbajtje satirike. Në rregullat e rrjetit social “X” shkruan që llogaritë që përshkruajnë një person, grup ose organizatë tjetër në profilin e tyre për të diskutuar, satirizuar ose ndarë informacione rreth atij subjekti nuk janë në kundërshtim me këtë politikë. “Ndërsa këto llogari mund të përdorin elemente të identitetit të një tjetri, ato përfshijnë gjithashtu gjuhën e profilit ose tregues tjerë që informojnë njerëzit në X se llogaria nuk është e lidhur me subjektin e profilit”- shkruan në rregullat e rrjetit social “X”. Për të shmangur konfuzionin e të tjerëve rreth përkatësisë së një llogarie, llogaritë e parodisë, komenteve dhe fansave sipas rregullave të “X” duhet të dallohen në emrin e llogarisë dhe në biografinë e tyre. Sipas rregullave, llogaritë që nuk arrijnë të dallohen mjaftueshëm, konsiderohen të papranueshme dhe në kundërshtim me këtë politikë. Krypometër ka dërguar pyetje tek Presidenca e Ukrainës në mënyrë që të verifikohet profili zyrtar apo nëse Presidenti Zelensky ka bërë postimet e publikuara nëpër mediat e përmendura më lartë në Kosovë e Shqipëri. Iryna Pobyedonostseva, drejtoreshë e Përgjithshme e Drejtorisë së Politikave të Informacionit në Presidencën e Ukrainës, ka thënë për Krypometër se faqja që është përdorë si burim nga mediat e cekura më lartë është e rreme. “Kjo është një llogari e rreme dhe nuk ka të bëjë asgjë me presidentin Zelensky dhe ekipin e tij”- shkruan në përgjigjen e dërguar nga Iryna Pobyedonostseva, Drejtoreshë e Përgjithshme e Drejtorisë së Politikave të Informacionit në Presidencën e Ukrainës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software