schema:text
| - Rrena se George Soros ka pësuar sulm në tru gjatë një fjalimi
Deklarata
George Soros pëson goditje në tru teksa mbante fjalim në një forum
Vlerësimi
Rrenë
Video me përshkrimin “George Soros pëson goditje në tru teksa mbante fjalim në një forum” është e manipuluar. George Soros nuk ka pësuar sulm në tru, si pretendohet nga faqja ‘Liria ka Emër’. Në videon e plotë, Soros shihet se kishte ngatërruar fjalimin e tij për disa sekonda, mirëpo më pas e kishte vazhduar fjalën e tij që kishte zgjatur 48 minuta. Edhe dy verifikues të fakteve e kanë vlerësuar këtë video si të manipuluar, duke u bazuar në videon e plotë dhe një përgjigje të marrë nga një zëdhënës i George Soros.
Artikulli
Më 09.03.2024 faqja në Facebook ‘Liria ka Emër’ (Arkiva) ka publikuar një artikull me mbishkrim “George Soros pëson goditje në tru teksa mbante fjalim në një forum”. I njëjti postim është bërë edhe në disa faqe tjera në Facebook, si: Gazeta Rich Shqip (arkiva), Maringlen (arkiva), Desi News (arkiva), Shqiptaria Ka Emër (arkiva), Tringa Globale (arkiva).
Në komentin e këtij postimi, faqja ‘Liria ka Emër’ ka postuar një link të një artikulli, në të cilën është një video George Soros derisa mbanë një fjalim.
Përmes kërkimeve në Google, Krypometër ka gjetur videon e plotë prej nga është shkëputur kjo video e shkurt në të cilën Soros ngatërrohet derisa mbanë fjalimin.
Në videon e plotë, të publikuar më 21.03.2023 nga TUM Speaker Series, në minutën 00:05:10 Soros humbet rreshtin e fjalimit që po lexonte, por më pas rifillon fjalimin dhe e vazhdon pa ndërprerje. Fjalimi është 48 minuta i gjatë, i cili përcjellet me duartorkitjet e publikut. Në këtë video nuk shihet asnjë ndërhyrje e mjekëve apo ndonjë problem shëndetësor, siç është sulmi në tru.
Në faqen zyrtare të TUM Speaker Series bëhet e ditur se fjalimi i Soros kishte të bënte me ndryshimin klimatik dhe gjeopolitikat, specifikisht zgjedhjet në ShBA në 2024, lufta Ukrainë- Rusi dhe ndikimi i Kinës në botë.
Krypometri ka gjetur se kjo video e miliarderit Soros është marrë nga një profil në rrjetin X, (arkiva) në të cilin është vënë përshkrimi “Globalisti dhe eksperti i tiranisë George Soros duket se përjetoi sulm gjatë paraqitjes live teksa jep fjalim në Forumin Ekonomik në Davos”.
Ky postim në X ka marr 2.5 milionë shikime dhe mbi 7 mijë ripostime.
Krypometri ka gjetur se X në këtë video raportim është vendosur një sqarim duke iu referuar verifikuesëve të fakteve të cilët thotë se video është marrë nga një fjalim i tij më 16.02.2023 në një seri fjalimesh në Gjermani dhe se Soros nuk ka pësuar sulm në tru.
Më 21.01.2024 një profil në rrjetin social Facebook shpërndau këtë video fjalim të Soros me mbishkrim “Tirani dhe avokuesi i madh i vaksinave përjeton sulm në zemër teksa lexon fjalimin”, postim nga faqja Facta.news (arkiva) është vlerësuar “videon si të manipuluar”.
“Video nuk shfaq George Soros duke pësuar një sulm”- thuhet në titullin e këtij raportimi. “Kjo është përmbajtje e modifikuar dhe është lajm i falsifikuar”- thesohet tutje duke shtuar se nuk është raportuar që Soros ka probleme të kësaj natyre, siç thuhet për sulm në zemër”.
Më tej në verifikim të kësaj videoje, Facta.news thekson se është marrë një sekuencë e videos origjinale kur Soros humbet rreshtin të cilin ishte duke e lexuar.
Më 15.05.2023 verifikuesi i fakteve që është pjesë e agjencisë së lajmeve Reuters publikoi një artikull me titull “George Soros gjallë dhe shëndoshë”.
Reuters në artikull sqaroi se po bënin këtë publikim pas lajmeve virale se Soros kishte vdekur pas një sulmi në zemër.
“Një zëdhënës i George Soros deklaroi për Reuters se Soros ëstë gjallë dhe i shëndetshëm pas raportimeve në rrjete sociale se vdiq pas një sulmi në zemër”- thuhet në artikullin e publikuar nga Reuters.
George Soros është financier, investitor dhe filantrop me prejardhje hungareze-amerikane. Ai është një nga personat më të njohur në botën e financave dhe është i njohur për aktivitetin e tij në fushën e investimeve e financave globale.
Në fillim të viteve ’90, Soros u bë i njohur për aktivitetin e tij në tregun e valutave dhe u bë edhe më i njohur për spekulimin financiar që bëri në tregun e valutave të Britanisë së Madhe, duke i sjellë atij fitime të mëdha. Për këtë aktivitet, ai u quajt “njeriu që goditi Bankën e Anglisë” dhe u bë subjekt debati në mediat financiare.
Soros ka investuar shumë në organizata të ndryshme për të drejta të njeriut, arsim dhe zhvillim të shoqërisë nëpër botë. Disa nga organizatat që ai ka themeluar dhe mbështetur përfshijnë Open Society Foundations, të cilat janë të angazhuara në projekte dhe nisma për të promovuar demokracinë, lirinë e fjalës, dhe drejtësinë sociale.
|