About: http://data.cimple.eu/claim-review/4f1a56a844765221ee2153bed6050a8d55b9081d43107f7b68778967     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografi e manipuluar e ish-Kryeministrave me llogon e partisë Lista Serbe Deklarata Fotografia në të cilën shihet ish- Presidenti Hashim Thaçi, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ish-kryetari i LDK, Isa Mustafa dhe ish-Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq Vlerësimi Rrenë Është e manipuluar fotografia në të cilën shihet ish- Presidenti Hashim Thaçi, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ish-kryetari i LDK, Isa Mustafa dhe ish-Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Fotografia e publikuar është paraqitur sikur të ishte poster për zgjedhje, mirëpo Krypometër përmes verifikimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka gjetur se këta katër liderë asnjëherë nuk kanë garuar në një listë të përbashkët. Artikulli Më 17.11.2024, një profil në Facebook ka publikuar një fotografi (arkiva) në të cilën shihet ish- Presidenti Hashim Thaçi, kryetari të AAK, Ramush Haradinaj, ish-kryetari i LDK, Isa Mustafaës dhe ish- Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Përmes kërkimit të fotografisë “Tin Eye (arkiva)”, Krypometër ka gjetur se në fotografinë e dytë janë vendosur fotografitë e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt dhe Isa Mustafës mbi logon e partisë serbe Lista Serbe. Krypometër ka kontaktuar edhe me ish- këshilltarin e presidentit Thaçi, Artan Behrami, i cili ka thënë se fotografia është e manipuluar. “Kjo është fotografi e manipuluar me qëllim të dezinformimit. Prandaj këto foto janë të montuara rrjedhimisht, të rrejshme”- është shprehur Behrami për Krypometrin. Fotografia e publikuar është paraqitur sikur të ishte poster për zgjedhje, mirëpo Krypometër përmes verifikimit në Komisioni Qendrore të Zgjedhjeve ka gjetur se këta katër liderë asnjëherë nuk kanë garuar me një listë të përbashkët. Në anën tjetër, në tri palë zgjedhjet e fundit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas të dhënave të publikuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nuk ka pasur koalicion me Listën Serbe. Në 2017-tën, AAK kishte lidhur koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, Nisma për Kosovën, Partia e Drejtësisë, Lëvizja për Bashkim, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, Partia Konservatore e Kosovës, Alternativa Demokratike e Kosovës, Republikanët e Kosovës, Partia e Ballit, Partia Socialdemokrate dhe Balli Kombëtar i Kosovës. Ky koalicion kishte arritur të fitojë 33.74% të votave. Në zgjedhjet e vitit 2019, AAK kishte lidhur koalicion me Partinë Socialdemokrate dhe patën arritur të fitojnë 11.51% të votave. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk kanë garuar me një listë të përbashkët me Listën Serbe (shih listat e partive politike në zgjedhjet e viteve: 2014, 2017 dhe 2019, 2021). Krypometër ka analizuar edhe listën e kandidatëve të Partisë Lista Serbe prej zgjedhjeve të vitit 2014, kur për herë të parë kjo parti ka marrë pjesë në zgjedhje, por liderët e tri partive në Kosovë, PDK, LDK dhe AAK (shih listat e partive politike në zgjedhjete viteve: 2014, 2017 dhe 2019, 2021) asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e kësaj liste.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software