About: http://data.cimple.eu/claim-review/4f31d45179c2812a15675d1734a06fcb17fe4f4ca960bf30b30d12f2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi rremë se “Lista Serbe është krijesë e PDK-së dhe LDK-së” Deklarata “Zdravo momci! Marak e kan me koalicion me hy bashke, normal lista Serpska është krijesë e PDK-së dhe LDK-së Vlerësimi Rrenë Përmbajtja “Zdravo momci! Marak e kan me koalicion me hy bashke, normal lista Serpska është krijesë e PDK-së dhe LDK-së” është i pavërtetë. Një deklaratë e tillë nuk është thënë nga Bekim Haxhiu. Regjistrat zyrtarë dhe deklaratat e partive politike konfirmojnë se LDK dhe PDK nuk janë themeluese të kësaj partie. Artikulli Më 22 gusht 2023, faqja e Facebookut “Diaspora me Albinin”, ka publikuar një fotografi ku shihet deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq. Kjo fotografi është shoqëruar me një mbishkrim ku thuhet “Zdravo momci! Marak e kan me koalicion me hy bashke, normal lista serpska eshte krijes e PDK-se dhe LDK-se”. Krypometri me datë 24/08/2023 ka kotrolluar nëse i apostrofuari në këtë fotografi Bekim Haxhiu ka thënë një deklaratë me përmbajtje të tillë. Në një komunikim me telefon me datë 24/08/2023 Haxhiu ka mohuar të ketë thënë një deklaratë të tillë apo të ketë konfirmuar se Lista Serbe është krijesë e PDK-së dhe LDK-së. “Është shpifje dhe improvizim i LVV-s me foto montazha brenda seancës se Kuvendit. Kanë shpërnda me dhjetëra foto të tilla”- ka thënë Haxhiu në deklaratë për Krypometër. Ai ka shtuar se të gjithë e dinë procesin e regjistrimit të listës Serbe, se është realizuar në KQZ dhe se këtë parti nuk e ka krijuar PDK-ja. Krypometri me datë 24/08/2023 e ka kontaktuar edhe zëdhënësen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, e cila e ka quajtur të pa vërtetë pretendimin se Lista Serbe është krijesë e LDK-së. “Është e pavërtetë. Lista Serbe nuk është krijesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”- ka thënë Halimi në deklaratën e datës 24/08/2023. Lista Serbe, sipas regjistrit të KQZ-së drejtohet nga Goran Rakiq ndërsa themelues të saj janë një grup i qytetarëve dhe përfaqësueve politik Serb.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software