About: http://data.cimple.eu/claim-review/4ff7ce663d82f0b29568df3bb7d37d58230192be73bd2eecb24c0fd5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e montuar e Kurtit si ushtar jugosllav Deklarata Oficieri i millosheviqit vodnik kurtoviq Vlerësimi Rrenë Përshkrimi i fotografisë së tre ushtarëve të ish-Jugosllavisë “Oficieri i millosheviqit vodnik kurtoviq” është i rremë. Në fotografinë e publikuar nuk është Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Fotografia për herë të parë është publikuar në vitin 2011 dhe e njëjta është realizuar në vitin 1990, në kohën kur Kryeministri Kurti kishte vetëm 15 vjet. Kurti ka qenë 15 vjeçar kur është realizuar fotografia në fjalë. Artikulli Më 04.07.2024, një profil në Facebook ka publikuar (arkiva) një fotografi të tre personave me uniformë të ushtrisë së ish-Jugosllavisë me mbishkrimin “Oficieri i millosheviqit vodnik kurtoviq”. Krypometër ka kërkuar forografinë përmes instrumentit të kërkimit “Google Lens” dhe ka gjetur se fotografia ishte publikuar në prill të vitit 2011 në faqen e Facebook JNA dhe aty shkruhet se fotografia është realizuar më 07.10.1990. “Në ceremoninë e betimit, 07.10.1990. Toger Dzebo Fadil dhe togeri i dytë Filipovic, për fat të keq, kjo është e vetmja fotografi që kam. Na e morën filmin (sekret ushtarak)”- thuhet në përkthimin e bërë në Facebook, në postimin e bërë në vitin 2011. Në këtë postim nuk thuhet se në fotografi është Albin Kurti. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka lindur më 24.03.1975, që i bie se në vitin 1990 ka qenë vetëm 15 vjeçar. Krypometër ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se Kryeministri Kurti nuk është në këtë fotografi dhe i njëjti nuk ka fotografi të tillë. Albin Kurti iu bashkua Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme, për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb. Kur filloi lufta në Kosovë në gusht të vitit 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi. Kur filluan bombardimet e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në mars të vitit 1999, Kurti qëndroi në Prishtinë, dhe u arrestua nga policia serbe më 27.04.1999. Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10.06.1999, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe nga ana e regjimit të atëhershë serb. Për shkak të presionit ndërkombëtar, Kurti u lirua më 07.12.2001. Në anën tjetër, kryeministri Kurti në ceremoninë e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, pati deklaruar se pranvera e vitit 1999 ka qenë stinë e vrasjes e gjenocidit shfarosës serb, teksa ka shtuar që Serbia dhe “trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd” ende po e vazhdojnë përpjekjen ndaj Kosovës dhe tash sipas tij, po e bën me strategjinë e fshehjes së krimeve. “Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd, dikur bashkëpuntorë e sot politikanë, drejtues të shtetit serb refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive dhe refuzojnë të punojnë me drejtësinë ndërkombëtare”- pati deklaruar Kurti. Më 11.03.2023 në një tubim me studentë në shënim të 42-vjetorit të demonstratave të vitit 1981, Kurti pati thënë se Millosheviq me politikat e tij “shkaktoi vdekjen e rreth 150 mijë njerëzve nëpër vendet e ish-Jugosllavisë”. “Do të ishte pikërisht Kosova ku ai ishte ngritur politikisht mes viteve 1987 – 1989, ajo që do t’ia hante kokën këtij diktatori serb, që me politikat e tij hegjemoniste, shkaktoi vdekjen e rreth 150 mijë njerëzve nëpër vendet e ish-Jugosllavisë. Për të dhënë përgjegjësi për krime të luftës, më 2002 ai u nxor para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish- Jugosllavi në Hagë. Pas 4 vitesh gjykim, fatkeqësisht Sllobodan Millosheviqi vdiq më 2006 pa e marrë verdiktin e gjykatës. Dhe për një rastësi shumë simbolike e domethënëse, ai vdiq pikërisht më 11 mars, në një ditë sikur sot”- pati thënë Kurti. Gjykata e OKB-së për krimet e luftës në Jugosllavi paditi presidentin Sllobodan Millosheviq dhe katër zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit serb për akuzat për krime lufte pikërisht më 27 maj 1999. “Ekziston një bazë e besueshme për të besuar se këta të akuzuar janë përgjegjës penalisht për dëbimin e 740,000 shqiptarëve të Kosovës dhe për vrasjen e 340 shqiptarëve të Kosovës”- kishte thënë asokohe kryeprokurorja Louise Arbour në një konferencë shtypi në Hagë. Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë. Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera edhe në luftërat në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Kroaci. Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më 11.03.2006 në qeli teksa po mbahej në paraburgim. Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë. Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software