About: http://data.cimple.eu/claim-review/5038d3fd56cba040929fd908e1b668060d0a6fd6c05e85cfe82b682b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kryetari i Vushtrrisë i bie pishman heqjes së monopolit në pastrimin e qytetit Deklarata Xhafer Tahiri (tetor 2017): “Do të heqim monopolin e kompanisë regjionale “Uniteti” dhe ky menaxhim do të bëhet edhe në qytet edhe në fshatra”. Xhafer Tahiri ( korrik 2020): “Vlerësimi ynë tani për tani është që nuk ka nevojë për kompani tjera”. Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Deri më tani, Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nuk e ka mbajtur premtimin e tij për largimin e monopolit të kompanisë “Uniteti” për largimin e mbeturinave brenda Vushtrrisë. Tahiri po ashtu ka ndërruar qëndrimin sa i përket nevojës së heqjes së këtij monopoli, duke thënë se tani për tani nuk kanë nevojë për kompani të tjera që kryejnë të njëjtin shërbim. Artikulli Komuna e Vushtrrisë pastrohet në tërë territorin e saj nga ndërmarrja publike e quajtur “Uniteti”, kompani kjo që pastron edhe komunat përreth Vushtrrisë, përkatësisht në rajonin e Mitrovicës. Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017, në emisionin Debat Pernime , kishte premtuar se do të largojë monoplin e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave, “Uniteti” në Vushtrri. “Menaxhimi i mbeturinave me partneritet publiko-privat, do të heqim monopolin e kompanisë regjionale ‘Uniteti’ dhe ky menaxhim do të bëhet edhe në qytet edhe në fshatra”, kishte thënë Xhaferi më 9 tetor të vitit 2017 Ndonëse Tahiri është në vitin e tretë të qeverisjes, Kompania “Uniteti” vazhdon të jetë e vetmja e cila mbledh mbeturinat në Komunën e Vushtrrisë. Tahiri në një përgjigje për KALLXO.com tani tha se nuk e shohin të nevojshme angazhimin e një kompanie tjetër. “Vlerësimi ynë tani për tani është që nuk ka nevojë për kompani tjera. Sivjet kemi porositur 2 kamionë që do të përmirësojnë edhe më shumë cilësinë e shërbimeve të “Unitet-it”njësia në Vushtrri”, tha ai. Sipas të dhënave nga komuna, kjo kompani kryen shërbime në 65 fshatra të Vushtrrisë. “Nga marrja e detyrës në dhjetor 2017, ku kishte vetëm 40% e territorit të Vushtrrisë mbulueshmëri me shërbim të mbledhjes së mbeturinave, për 6 muaj ne e kemi shtrirë shërbimin në tërë territorin e Komunës, pra në 65 fshatra të Vushtrrisë. Kemi shpërndarë mbi 8,500 kontejnerë familjar 1.1 metër kub për secilën familje në Vushtrri dhe kemi ndërruar të gjithë kontejnerët në qytet”, tha ai. KALLXO.com ka raportuar për deponitë ilegale të mbeturinave në Komunën e Vushtrrisë. (FOTO) Vushtrri: Rikthehet deponia e mbeturinave në fshatin Pestovë
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software