About: http://data.cimple.eu/claim-review/50740dfbfe2bc06de2ec038d22aab0b3fe7440ca5cc77f3229dd325b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi se një produkt ndihmon në humbjen e peshës në mënyrë të shpejt Deklarata Dietetiku shqiptar Ardit Islami: Unë e di si të humbësh peshë në mënyrë të sigurt për 30 kg në një muaj në shtëpi Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “Dietetiku shqiptar Ardit Islami: Unë e di si të humbësh peshë në mënyrë të sigurt për 30 kg në një muaj në shtëpi” është i rremë. Në këtë artikull janë përdorë emra fiktivë të mjekëve, si dhe janë marrë fotografitë e mjekëve turkë dhe të njëjtit janë prezantuar me emra të tjerë. Produkti që reklamohet në ketë artikull nuk ka Autorizim të Marketingut në Kosovë. Artikulli Më 02.04.2024 faqja në Facebook, ‘Herbal Khristy’, (arkiva) ka publikuar një artikull me titull: ‘Nëse pesha juaj është 95+ Barku juaj do të thahet deri në 50 në 7 ditë!’ I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen “The future together” (arkiva) dhe “doctor-cod.com” (arkiva), me titull: Dietetiku shqiptar Ardit Islami: Unë e di si të humbësh peshë në mënyrë të sigurt për 30 kg në një muaj në shtëpi. Në këtë artikull citohet një dietolog me emrin Ardit Islami, e i cili thuhet se ushtron profesionin në Shqipëri. Sipas artikullit intervista pretendohet se zhvillohet në një studio televizive të kanalit CNN Turk. Krypometër ka kërkuar në regjistrin e mjekëve të Urdhërit të mjekëve të Shqipërisë, por në këtë regjistër nuk ka asnjë mjek me emrin Ardit Islami. Po ashtu krypometri nga kërkimet në ‘Google’, nuk ka gjetur ndonjë dietolog me emrin Ardit Islami, por vetëm një inxhinier me këtë emër. Krypometër përmes kërkimeve të fotografive në InVID ka gjetur se studio televizive që është paraqitur në këtë lajm nuk është e televizionit “CNN Turk”, por e televizionit “Kanal 7”, më saktësisht e emisionit “Kanal 7 Merhaba Hayat Sağlık Programı”. Doktori i prezantuar në shkrim si Ardit Islami, Krypometër ka gjetur se është “Dr. Emre Bakırcıoğlu”. Kurse doktori i prezantuar në artikull si Mustafa Tükenmez, në fakt është Op. Dr. Süleyman Tosun. Artikulli rekomandon një produkt i cili thuhet se ndihmon në humbje të peshës. Krypometër ka kontrolluar nëse produkti që promovohet përmes këtij shkrimi dhe kësaj faqeje të internetit bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës dhe ka gjetur se produkti ‘Biolight’, nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale. Krypometër ka pyetur edhe dietologen dhe specialisten e mjekësisë, Dhurata Halabaku, e cila ka thënë se secili person ka metabolizëm të ndryshëm prandaj duhet të bëhen testi i intolerancës para se të caktohet një program për dobësim. Ajo ka thënë se minimumi i kërkesës për një produkt që e konsumojmë është me i ditë vetitë e tij, përparësitë dhe ndikimet eventuale anësore, por edhe prodhuesin. “Për mu ky produkt është shumë i dyshimtë. As numri i telefonit, as përmbajtje të substancave. Dieta (plane ushqimore) të personalizuara”- është thënë në deklaratën e Halabakut, e cila ka studiuar në Akademinë Italiane të Nutricionit për të qenë këshilltare për Nutricion dhe Dietologji.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software