About: http://data.cimple.eu/claim-review/511be5c11c80bab1373228a177c84197eb9bcb53524281996e704fdd     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ramush Haradinaj - Foto: Atdhe Mulla Huqja e Haradinajt rreth vendimit të KShC-së Deklarata Ramush Haradinaj: “Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren”, ka shkruar Haradinaj. “Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin. Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate.” Vlerësimi Me kos Tri universitete publike dhe kolegjet private nuk do të mbyllen, sepse tashmë kanë studentë të përfshirë në programe të ndryshme dhe institucionet e arsimit të lartë janë të obliguara që t’i përcjellin deri në fund të studimeve. Vendimi i sotëm nënkupton se këto institucione nuk do të mund të pranojnë studentë për vitin akademik 2019/2020 dhe se në vitin e ardhshëm akademik 2020/2021, do të mund t’i nënshtrohen përsëri këtij vlerësimi. Përvec kësaj, ndaj vendimeve të KShC-së, universitetet dhe kolegjet kanë të drejtën e ankesës në Komisionin e Ankesave në Agjencinë e Kosovës për Akreditim. E tërheqja e licencës apo mbyllja e universitetit mund të bëhet nëse eventualisht herën e dytë të vlerësimit nga ekspertët institucioni i arsimit të lartë dështon të sigurojë akreditimin institucional. Artikulli Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj reagoi pas raportimit të KALLXO.com se Këshilli Shtetëror i Cilësisë i tërhoqi akreditimin institucional tri universiteteve publike pas rekomandimit të ekspertëve ndërkombëtarë. Në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj deklaroi se është i papranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri universiteteve publike. “Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren”, ka shkruar Haradinaj. “Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin. Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate.” Këto tri universitete publike nuk do të mbyllen, sepse tashmë kanë studentë të përfshirë në programe të ndryshme dhe institucionet e arsimit të lartë janë të obliguara që t’i përcjellin deri në fund të studimeve. Vendimi i sotëm nënkupton se këto institucione nuk do të mund të pranojnë studentë për vitin akademik 2019/2020 dhe se në vitin e ardhshëm akademik 2020/2021, do të mund t’i nënshtrohen përsëri këtij vlerësimi. Vlerësimi institucional nga ana e ekspertëve, është i rregulluar me Ligjin për Arsimin e Lartë në Kosovë dhe me Udhëzimin Administrativ për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë. Në Nenin 18 të U.A.-së, ‘Vendimi për akreditim’, pika 10 thotë se “Nëse një institucion i arsimit të lartë nuk arrin të riakreditohet në nivelin institucional, kjo do të rezultojë me organizimin e një procesi tjetër të riakreditimit, jo më vonë se brenda një viti”. Ndërsa pika 11 e po këtij neni thotë se “Nëse institucioni i arsimit të lartë dështon të riakreditohet në nivelin institucional për herën e dytë, AKA do të njoftojë MAShT-in për të proceduar tutje me tërheqjen e licencës së institucionit”. Pra, tërheqja e licencës apo mbyllja e universitetit mund të bëhet nëse eventualisht herën e dytë të vlerësimit nga ekspertët institucioni i arsimit të lartë dështon të sigurojë akreditimin institucional. Ndaj vendimeve të KShC-së, universitetet dhe kolegjet të cilave u është tërhequr akreditimi për vitin akademik 2019/2020, kanë të drejtën e ankesës në Komisionin e Ankesave në Agjencinë e Kosovës për Akreditim. Neni 22, pika 1 thotë se “Komisioni i Ankesave do të trajtojë dhe do të vendosë për ankesat e parashtruara nga institucionet e arsimit të lartë kundër vendimeve të KShC-së”. Ekspertët ndërkombëtarë të Asociacionit Europian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), ishin angazhuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim për vlerësim institucional dhe të programeve të universiteteve publike dhe kolegjeve private. Ligji për Arsimin e Lartë në nenin 15 ‘Akreditimi dhe vlerësimi i cilësisë’, pikën 3 thotë se “Riakreditimi i bartësve kryhet nga AKA-ja në intervale kohe prej jo më shumë se 5 vjetësh. Riakreditimi nuk bëhet pa një shqyrtim të raportit të vetëvlerësimit të bartësit, nga ana e ekspertëve, përveç në rrethana të veçanta. Ky rishikim nga ana e ekspertëve do të përfshijë një inspektim të drejtpërdrejtë të ofrimit të shërbimeve. Riakreditimin e një institucioni apo të një ose më shumë programeve të tij mund ta kërkojnë bordi i AKA-së ose Ministria brenda një periudhe më të shkurtër se pesë vjet.” Në Udhëzimin Administrativ për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë, neni 10 i cili flet për ‘Procedurat e akreditimit/riakreditimit’, pika 1.5.1. thotë se “AKA organizon procesin e vlerësimit të jashtëm me një ekip të pavarur të vlerësuesve ndërkombëtarë. Ky ekip harton një raport të jashtëm të vlerësimit, i cili ofron një vlerësim të cilësisë së institucionit aplikues apo programeve të tij të studimit bazuar në standardet dhe udhëzuesit për akreditim. Ky raport i cili i dorëzohet AKA-së, ofron rekomandime për përmirësimin e cilësisë për IAL-në nën vlerësim si dhe përfshin rekomandimin final për riakreditim apo mosakreditim.” Tutje udhëzimi thotë se KShC pastaj duhet të vlerësojë raportin e vlerësimit të jashtëm dhe ta votojë atë. KALLXO.com sot ka monitoruar mbledhjen e 74-të të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të cilët votuan rekomandimet e raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë të ENQA-s, sipas të cilave Universiteti i Pejës, ai i Mitrovicës dhe ai i Prizrenit nuk do të mund të regjistrojnë studentë të rinj për këtë vit akademik. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software