About: http://data.cimple.eu/claim-review/5186f1d40ef9a88798ebc78337ab6b62a7a848bd2c22186a36fad8dd     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimi i rremë për KTV-në Deklarata Bojkotoni Produktet Serbe Vlerësimi Rrenë Publikimi në faqen Prishtina është i rremë. Kompania që është pronare e televizionit KTV nuk ka kapital serb dhe nuk është e regjistruar me pronësi serbe. Artikulli Faqja e Facebook “Prishtina Magazine” më 1 gusht 2023 ka shpërndarë një postim me mbishkrimin “Bojkotoni Produktet Serbe”. Këtij postimi i është bashkëngjitur një fotografi e montuar ku shihet Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, logo e televizionit KohaVizion dhe Veton Surroi, vëllai i drejtoreshës së këtij televizioni, Flaka Surroi. Mbi fotografitë e Albin Kurtit, Veton Surroit dhe logos së KTV-së janë vendosur dy X me ngjyrë të kuqe. Me datë 05/08/2023 Kryepometri ka kontaktuar me Flaka Surroin për të verifikuar pretendimin që KTV është prodhim serb. “Grupi KOHA shpk është e regjistruar si kompani me përgjegjësi të kufizuar që nga korriku i 2005-s, me kapital të pastër kosovar dhe me pronare të vetme Flaka Surroi, me shtetësi kosovare”- ka thënë Surroi në deklaratë. Ajo ka sqaruar se edhe kapitali i themelimit të biznesit është kapital Kosovar. Krypometri ka kontrolluar edhe regjistrin zyrtar të bizneseve në Kosovë për të verifikuar pronësinë e KTV. Në kontrollin e kryer me datë 5 gusht në faqen e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë ky televizion është i regjistruas në emër të Grupi Koha SH.P.K me pronare Flaka Surroi. Krypometri me datë 05/08/2023 ka kontaktuar edhe me Arlind Manxhuka, zëdhënës i partisë Lëvizja Vetëvendosje, kryetar i së cilës është Albin Kurti. Ai ka mohuar që Kurti është produkt i Serbisë. “Këto janë fake neës të kohëve të fundit që vijnë në kuadër të luftës hibdride”- ka thënë Manxhuka.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software