About: http://data.cimple.eu/claim-review/51a015637cea6516c15fa3862f014adb06fe2f59136a8125a1bf269e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ilustrim Policia jep detaje për kontrollin në Ambullancën në Zubin Potok Deklarata U ndaluan nga oficerët specialë të njësisë Rosu, ata fillimisht e nxorën shoferin, pastaj pacienten dhe bashkëshortin e saj që e shoqëronte Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Policia e Kosovës i ka demantuar detajet e raportuara nga mediat rreth një ndalimi të një Auto-Ambulance. Mediat kanë raportuar se Auto-Ambulanca është ndalur dhe është kontrolluar për 45 minuta. Ndërsa, Policia e Kosovës thotë se Auto-Ambulanca është ndaluar dhe legjitimuar, por procesi nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta. Policia e Kosovës vazhdimisht ka aksione nëpër Kosovë për legjitimim të veturave. Artikulli Policia e Kosovës ka dhënë detaje për kontrollin që kanë bërë në një Ambullancë në Zubin Potok. Gjatë ditës së djeshme Kosovo- Online, portal serb i cili vepron në Kosovë, ka publikuar një shkrim me titull “Forcat speciale të Kosovës kanë kontrolluar një ambulancë me një pacient në Zubin Potok për gjysmë ore”. Kosovo-Online, duke e cituar drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit në Zubin Potok, Tatjana Vlashkoviq ka raportuar se gjatë një kontrolli të policisë në një auto- ambulancë pacienti e shoferi i automjetit u lanë jashtë në të ftohtë për rreth 30 minuta. Sipas Vlashkoviq njësitë speciale të policisë kishin detyruar ekipin mjekësor së bashku me pacienten të dalin nga ambulanca dhe kanë kontrolluar automjetin mjekësor pa asnjë arsye. “Kjo ka ndodhur në fshatin Shtuocë të komunës së Zubin Potokut në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 00:45 kur po ktheheshin me autoambulancë. Shoferi dhe pacientja e cila ndodhej në Beograd për kontrollë. U ndaluan nga oficerët specialë të njësisë Rosu, ata fillimisht e nxorën shoferin, pastaj pacienten dhe bashkëshortin e saj që e shoqëronte”- tha Vlashkoviq. Tutje drejtoresha kishte thënë se policia gjatë kontrollit ka prerë edhe mjetet e vendosura në automjet e që ishin për mbrojtje nga zjarri. “Ata i kanë ndaluar për rreth 25 minuta. Nën ulësen e shoferit ka pasur një pako me pajisjen në ambalazhin e saj origjinal, të cilën e kanë prerë me thikë dhe pasi kanë kontrolluar plotësisht veturën, i kanë lejuar të vazhdojnë rrugën drejt Zubin Potokut”- tha Vlashković. Në një deklaratë për KALLXO.com, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka kryer kontroll në një auto- ambulancë në Zubin Potok. “Një detyrë e tillë policore është realizuar edhe me datë 19.10.2022, ku njësiti policor gjatë një pike kontrolli të automjeteve në rr. Magjistrale Bërnjak-Mitrovicë, rreth orës 00:01, ka ndaluar një automjet kombi-autoambulancë e tipit Fiat (pa drita të ndezura rotative-emergjente) dhe çdo veprim policor është realizuar konform procedurave dhe në nivelin më të lart profesional” – thuhet në një deklarim të Policisë së Kosovës për KALLXO.com. Policia pretendon se e gjithë procedura e legjitimimit ka zgjatur vetëm 5 minuta. “E gjithë procedura e ndalimit, legjitimimit dhe kontrollit nuk ka zgjatur më shumë se pesë (5) minuta dhe nuk ka pasur asnjë problem”, thotë në një përgjigje për KALLXO.com, Policia e Kosovës. Në të kaluarën, Policia e Kosovës ka gjetur se Auto-Ambulancat po shfrytëzohen për kontrabancim të barnave. Në muajin gusht të vitit 2022, Policia e Kosovës kishte njoftuar se në fshatin Rudar të Zveçanit, njësitet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, kanë ndaluar një automjet me të cilin po kontrabandoheshin barna. Sipas njoftimit të Policisë, automjeti i ndaluar drejtohej nga D.S., me banim në Zveçan. Njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, të ngarkuar në të, kishin hasur pako me produkte medicinale me banderola të Serbisë. Drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicioanle, andaj policia ka njoftuar se ndaj të njëjtit ekzistonte dyshimi i bazuar se barnat kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke i ikur obligimeve doganore.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software