About: http://data.cimple.eu/claim-review/51a5a70a012c8d9650db9de1caf901bf30a03bf735ab326aadedf18b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i rremë se SHBA zgjedh Hamzën si kryeministër Deklarata SHBA zgjedh Hamzën si kryeministër/ Takimi në Washington, mesazh për Kurtin Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “SHBA zgjedh Hamzën si kryeministër/ Takimi në Washington, mesazh për Kurtin”- është i rremë. Në artikull nuk është ofruar asnjë fakt që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përzgjedhur Bedri Hamzën si kryeministër të Kosovës. Në këtë artikull janë dhënë përfundime që cilat nuk janë mbështur në fakte. Departamenti i Shtetit dhe Ambasada e Amerikës në Kosovës nuk kanë publikuar ndonjë njoftim përmes të cilët kanë shprehur pëlqim për ndonjë prej kandidatëve për kryeministër të Kosovës. As Bedri Hamza, i cili ishte në vizitë në SHBA, nuk ka thënë se është i përzgjedhuri i Departamentit të Shtetit për kryeministër të Kosovës. Artikulli Më 21.08.2024 faqja në Facebook ‘Ntv Television’ (arkiva) ka publikuar një fotografi të Bedri Hamzës me mbishkrimin “SHBA zgjedh Hamzën si kryeministër/ Takimi në Washington, mesazh për Kurtin”. Ky pretendim është bërë për kryetarin e Mitrovicës së Jugut dhe kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza i cili e kishte realizuar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Krypometër ka analizuar titullin dhe ka gjetur se nuk përputhet me përmbajtjen e artikullit. Në përmbajtje është publikuar një deklaratë e një politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, i cili ka komentuar vizitën e Bedri Hamzës që ka zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit në SHBA, me udhëheqësin e ri të diplomacisë amerikane në Ballkan, Alexander Kasanof. Pas kërkimit në internet, Krypometër ka gjetur se portali Ntv.al e ka marrë artikullin nga media serbe në Kosovë, Kosovo-Online. Në këtë medium artikulli mban titullin “Gogiq: Amerika tashmë ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë, takimi Hamza-Kasanof mesazhi për Kurtin” (arkiva). Gogiq në këtë intervistë kishte thënë se takimi i Hamzës në DASH, mund të jetë një mesazh për Kurtin dhe se sipas tij ShBA-ja do të gjejë dikë që dëshiron të jetë më bashkëpunues se kryeministri i tanishëm i Kosovës. Por, në këtë artikull nuk është publikuar asnjë deklarim nga Departamenti i Shtetit që thotë se e kanë zgjedhur Hamzën për kryeministër të Kosovës. Krypometër ka kontrolluar faqet zyrtare të Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe faqen e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë për të parë nëse kanë publikuar ndonjë njoftim që thotë se Hamza është i përzgjedhuri i SHBA-së për kryeministër, mirëpo nuk është gjetur asnjë deklarim i tillë nga Departamenti i Shtetit. Në një postim në Facebook, Bedri Hamza kishte treguar për detajet e takimit me Kasanof, pjesë e të cilit ishte edhe Drejtoresha për Evropën Juglindore, Colleen Hyland, e cila ka shërbyer në Ambasadën amerikane në Kosovë. Ai kishte thënë se në takim u pajtuan për nevojën thelbësore për bashkëpunim, koordinim dhe parashikueshmëri në marrëdhëniet tona me SHBA-në dhe se Hamza ka prezantuar planin e qeverisjes. “Në këtë takim tepër të rëndësishëm dhe përmbajtësor, z. Kasanof e urova edhe për postin e ri. Ne u pajtuam për nevojën thelbësore për bashkëpunim, koordinim dhe parashikueshmëri në marrëdhëniet tona me SHBA-në, ndërsa unë e prezantova planin e qeverisjes sime të fokusuar në zhvillim të hovshëm ekonomik, me investime strategjike, me rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe anëtarësimin në NATO, ku mbështetja e SHBA-së do të jetë përcaktuese”- thuhet në postim. Në postim nuk përmendet se SHBA-ja e ka zgjedhur Hamzën si kryeministër, por as pas kërkimit në internet nuk është gjetur ndonjë lajm i tillë. Hamza në fillim të muajit gusht kishte shkuar në SHBA për një vizitë zyrtare. Përpos takimit me Kasanof, ai ishte takuar edhe me asistentin special të presidentit Joe Biden, Michael Carpenter si dhe me drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore (KSK), Kathleen Larkin. Carpenter është drejtor i lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare (KSK). “Mesazhi që mora ishte i qartë: SHBA qëndrojnë pranë nesh dhe mbështesin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”- ka shkruar (arkiva) Hamza në Facebook më 08.08.2024. Hamza tha se me dy zyrtarët amerikanë kanë folur gjerësisht për qëllime strategjike. “Unë prezantova shkurtimisht vizionin dhe planin tim që Kosova të lëvizë më shpejt përpara drejt zhvillimit ekonomik, rritjes së pagave në sektorin publik, investimeve kapitale dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve”- shtoi Hamza. Hamza tha se me ta u pajtuan që tani është koha për progres në konsolidimin e Kosovës drejt njohjes nga pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, drejt sigurimit të udhërrëfyesit për anëtarësim të Kosovës në Partneritet për Paqe dhe përfundimisht në NATO e BE. Kush është Bedri Hamza? Bedri Hamza është kandidat për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Hamza është kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut. Ai në të kaluarën ka mbajtur poste të larta shtetërore. Ai është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në tri mandate. Ka qenë drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Kuvendin Komunal të Mitrovicës (2000– 2003). Hamza fillimisht ishte emëruar zëvendësministër për Ekonomi dhe Financa (2008– 2011) e më pas edhe Ministër i Financave (2011– 2013) në qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi. Bedri Hamza për pesë vite (2013– 2017) ishte Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës. Ai i ishte kthyer sërish politikës duke u zgjedhur ministër i Financave (2017- 2020) për herë të dytë e më pas edhe deputet i Kuvendit të Kosovës (2020- 2021). Qysh zgjedhet kryeministri i Kosovës? Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në Ligjin për Zgjedhjet, kryeministri i Kosovës zgjedhet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që kanë kompetenca për zgjedhjen e kryeministrit dhe Presidentit, zgjedhen me vota të qytetarëve të Kosovës. Presidentja Osmani e ka shpallur datën 9 shkurt 2025, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta parlamentare për Kuvendin e Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software