schema:text
| - Postimi i rremë për deklaratën e Adem Jasharit
Deklarata
Ooo Albin Kurti Hinju raci ketyre TRADHTARVE se keta jan ra e me kan tradhtu e ma kan vra krejt familj
Vlerësimi
Rrenë
Postimi se gjoja Komandanti Adem Jashari ka thënë “Ooo Albin Kurti Hinju raci ketyre TRADHTARVE se keta jan ra e me kan tradhtu e ma kan vra krejt familje” është i rremë. Komandati Adem Jashari është vrarë më 5 mars 1998 në Prekaz nga forcat serbe dhe nuk ka pasur si të komunikojë me kryeministrin e tanishëm, Albin Kurti. Djali i Komandantit, Adem Jashari ka thënë se babai i tij nuk e ka thënë një gjë të tillë.
Artikulli
Më 10 qershor 2023 faqja e Facebook-ut “Shqiptaret jane Ilire” publikoi një fotografi me përshkrimin “Ooo Albin Kurti Hinju raci ketyre TRADHTARVE se keta jan ra e me kan tradhtu e ma kan vra krejt familje.”
Fotografia e publikuar përveç përshkrimit shihet edhe komandanti Adem Jashari, përmbajtja e së cilës i atribuohet kinse deklarimet i ka thënë vetë Komandanti Adem Jashari.
Komandati Adem Jashari është vrarë më 5 mars 1998 në Prekaz nga forcat serbe. Nga ajo kohë, nuk është publikuar asnjëherë ndonjë deklaratë e tillë.
Në një deklarim për KALLXO.com, Lulzim Jashari, i biri i Adem Jasharit tha se informacioni është i pa saktë dhe i manipuluar.
“Ne jemi çuditë kur e kemi pa dhe si përdorët, më mirë thënë, keqperdoret figura e Adem Jasharit, vetëm për disa klikime” – ka thënë Jashari.
“Si është e mundur që Adem Jashari iu drejtua Albin Kurtit në 2023-ën nga viti 1998, a? Kjo është e pavërtetë. Si është e mundur me iu drejtu kur Adem Jashari ka vdekur më 5 mars 98-ës. Ne në vazhdimësi bëjmë reagime kur përdorën këso lajme për qëllime, që ne nuk i kuptojmë”– tha ai.
Postimi në Facebook ka marrë mbi 200 reagime, afër 30 komente e 20 shpërndarje.
|