About: http://data.cimple.eu/claim-review/524b69a82299243078d723926d59d06f84e54fe50023f4cd538049be     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Gazmir Raci është konvertuar në besimin katolik Deklarata Pas debatit te mbremshem, Gazmir Raci konvertohet ne Katolik Vlerësimi Rrenë Përshkrimi i fotografisë në të cilën shihet opinionist Gazmir Raci në një Kishë me mbishkrimin “Pas debatit te mbremshem, Gazmir Raci konvertohet ne Katolik” është i rremë. I kontaktuar nga KALLXO.com, Raci ka thënë se nuk është konvertuar në fenë katolike. Ai ka thënë se vizita në Kishë është realizuar më datë 11.02.2024 dhe nuk është realizuar gjatë kësaj jave (19.02.2024- 21.02.2024). Raci punon në institucionet publike dhe është opinionist i rregullt në emisionin Rubikon që transmetohet në televizionin Klan Kosova. Artikulli Më 21.02.2024 faqja në Facebook me emrin “Prishtina” ka publikuar një fotografi (arkiva) në të cilën shihet analisti Gazmir Raci me dy murgesha katolike dhe mbishkrimi në fotografinë e postuar ka qenë “Pas debatit te mbremshem, Gazmir Raci konvertohet ne Katolik”. Fotografia është shpërndarë edhe nga dy profile tjera në Facebook (shih këtu dhe këtu). Fillimisht përmes një postimi në rrjetin social Facebook, vetë Raci ka demantuar këtë, duke thënë se është e pavërtetë dhe ka kërkuar nga faqja në fjalë që ta hjekë postimin. “Shikoni miq se si shpërndahen lajmet e rreme në Kosovë”– ka shkruar Raci, më 22.02.2024 në Facebook. Gazmir Raci punon në institucionet publike si dhe është opinionist i rregullt në Emisionin “Rubikon” që transmetohet në televizionin “Klan Kosova”. Krypometër ka kontaktuar analistin Gazmir Raci, i cili e ka konfirmuar se informacioni i publikuar në faqen “Prishtina” është i rremë. “Unë nuk jam konvertuar në fenë katolike, është lajm i rremë”– ka thënë Raci në një përgjigje për Krypometrin. Ai ka thënë se fotografia është realizuar gjatë një vizite që ai kishte bërë në Kishën Katolike në fshatin Doblibarë të Gjakovës, me 11 shkurt 2024. “Jam i shqetësuar për lajme të tilla të rreme që po shpërndahen në rrjete sociale duke keqpërdorur një foto time nga vizita që e kam bërë para disa jave në Kishën Katolike në fshatin Doblibarë të Gjakovës, me 11 shkurt 2024. Vizita ime ka qenë me qëllim të njihem me misionin humanitar në shërbim të komunitetit nga ana e motrave të kësaj Kishe. Pra, po e them prap që unë nuk jam konvertuar, është lajm i rremë”– ka thënë Raci në përgjigje për Krypometrin. Ai ka thënë se ky lajm i rremë është një tendencë për të ndikuar tek mendimet dhe opinionet që ai i shpreh në paraqitjet publike. “Kjo është tendencë e rrezikshme për të ndikuar te mendimet e mija dhe opinionet që i shprehi për shumë çështje socio- politike në Kosovë përmes paraqitjeve që kam në emisione dhe debate televizive”. Fotografinë në të cilën shihet me dy murgesha, Raci e kishte publikuar vetë në profilin e tij në Facebook me datë 11.02.2024. “Motra Sidonia Gega dhe Motra Klementina Avgustini po shërbejnë si misionare për komunitetin, duke përmbushur një detyrë me qëllim për të ndihmuar njerëzit në nevojë tek Famullia e Shën Mihillit në Doblibarë”– kishte shkruar Raci në përshkrimin e fotografisë të cilën e kishte publik. Sipas biografisë së publikuar në Facebook, Gazmir Raci është analist politik dhe panelist i rregullt në emisionin “Rubikon” që transmetohet në Klan Kosova. Gjithashtu, është zyrtar i Projektit në Programin IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar ndërmjet Malit që Zi dhe Kosovës, që është i financuar nga BE. Nga viti 2011-2017 ka qenë pjesë e delegacionit të Kosovës për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software