schema:text
| - Rrena për aksident me tre të vdekur
Deklarata
“E rëndë/ 15-vjeçari vjedh automjetin dhe ecën kundravajtje, shkakton aksident tragjik me 3 viktima”
Vlerësimi
Rrenë
“E rëndë/ 15-vjeçari vjedh automjetin dhe ecën kundravajtje, shkakton aksident tragjik me 3 viktima” është i rremë. Në muajin prill të vitit 2023 nuk ka ndodhur aksidenti në fjalë në të cilin kanë mbetur tre persona të vdekur. Aksidenti ka ndodhur më 14 qershor 2022.
Artikulli
Më 12 prill 2023, faqja “Gazeta Online” ka publikuar një artikull me titull: “E rëndë/ 15-vjeçari vjedh automjetin dhe ecën kundravajtje, shkakton aksident tragjik me 3 viktima”.
I njëjti është publikuar në disa faqe në Facebook, si: “Gazeta 7”, “Gazeta Albania”, “Gazeta Shëndeti”, “Gazeta Fakti”, “Art Media”, “Shqip Media”, “Gazeta Publiciteti”.
Artikull është ilustruar me një fotografi të dy makinave të aksidentuara me dëme të mëdha materiale. Pas kërkimeve në internet rezulton se aksidenti që i referohen në artikull nuk ka ndodhur në vitin 2023, siç pretendohet në artikull.
Aksidenti ka ndodhur me 14 qershor 2022, në afërsi të Bredfordit, në Angli.
Të njëjtat media që e kanë shpërndarë lajmin në vitin 2023 e kishin publikuar informacionin e njëjtë në vitin 2022.
|