About: http://data.cimple.eu/claim-review/52e37a2a1de6fff1bd8797a44f2ac214b18891ef2373a8858e37774c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Huqja e kohës së varrimit të gruas së vrarë në Prishtinë Deklarata 48 vjeçarja e vrarë në Prishtinë do të varroset sot Vlerësimi Me kos Postimi i bërë më 29.03.2024, në ora 15:01h se “48 vjeçarja e vrarë në Prishtinë do të varroset sot” është i rremë. Varrimi i qytetarës Zejnije Gashi është bërë më 28.03.2024. Kjo është konfirmuar nga transmetimi i drejtëpërdrejtë i ceremonisë së varrimit, si dhe nga njoftimi mortor (arkiva) që është bërë nga familja e viktimës, më 27.03.2024. Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima Zejnije Gashi 48-vjeçare, është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj, nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast. Artikulli Më 29.03.2024, në ora 15:01h, faqja në Facebook ‘Gazeta 5’ (arkiva) ka shpërndarë një fotografi të 48 vjeçares Zejnije Gashi dhe emergjencës së QKUK-së me mbishkrimin “48 vjeçarja e vrarë në Prishtinë do të varroset sot”. Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër përmes kërkimeve në Facebook ka gjetur njoftimin që kishte bërë familja e viktimës për kohën e varrimit të saj. Në një njoftim mortor (arkiva) të bërë nga familja e viktimës, më 27.03.2024. thuhet se “varrimi i të ndjerës do të zhvillohet nesër, më datën 28.03.2024, me ikindi (15:15) në varrezat e qytetit Arbëri (Dragodan)”. Varrimi i viktimës më 28.03.2024 u transmetua drejtëpërdrejtë nga mediat në Kosovë. Qytetarja nga Prishtina, Zejnije Gashi, është vrarë më 27.03.2024, si pasojë e plumbave që u shkrepen në mes dy grupeve në kryeqytet. Gashi ishte kalimtare e rastit. Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima Zejnije Gashi 48-vjeçare, është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj, nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast. Sipas Policisë, janë në kërkim të dy personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e forcave të rendit ndërsa dy të tjerë janë ndaluar. Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi në një intervistë për KALLXO.com ka thënë se në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë arritur të gjejnë gëzhoja të plumbave që i takojnë armëve të gjata dhe të shkurta.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software