About: http://data.cimple.eu/claim-review/53a2a1556812dc53bcff38dddb6788b4556ab6a2843f12dc9716ba63     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • FSK-ja nuk e kontrollon kufirin e Kosovës, kjo kompetencë i takon Policisë së Kosovës Deklarata “Kosovo special forces controlling Burden North Mitrovica from Serbian terror” që në shqip do të thotë: “Forcat speciale të Kosovës kontrollojnë kufirin e Mitrovicës Veriore nga terrori serb” Vlerësimi Rrenë Postimi me mbishkrimin: “Kosovo special forces controlling Burden North Mitrovica from Serbian terror” që në shqip do të thotë: “Forcat speciale të Kosovës kontrollojnë kufirin e Mitrovicës Veriore nga terrori serb”, është i rremë. Në videon e publikuar janë automjetet e Forcave të Sigurisë së Kosovës, e cila nuk e kontrollon kufirin e Kosovës, qoftë me Serbinë apo shtetet tjera fqinje. Policia e Kosovës ka njësitin e veçantë për kontrollin kufitar, e cila është përgjegjëse për menaxhimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen përgjatë kufirit të Gjelbër dhe të Kaltër. Ndërsa, misioni i NATO-s në Kosovë- KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit- EULEX. Artikulli Më 19.09.2024 një profil në Threads ka publikuar (arkiva) një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës me mbishkrimin: “Kosovo special forces controlling Burden North Mitrovica from Serbian terror” që në shqip do të thotë: “Forcat speciale të Kosovës kontrollojnë kufirin e Mitrovicës Veriore nga terrori serb”. Krypometër përmes kërkimit të fotografive në Google Lens ka gjetur se videoja është shpërndarë edhe në të kaluarën në internet, mirëpo aty nuk është shkruar se konvoji i automjeteve të FSK-së ishte nisur për në kufi me Serbinë apo që ishte tashmë në kufi (shih këtu, këtu dhe këtu). Krypometër e ka dërguar te Ministria e Mbrojtjes videon e publikuar në Threads në mënyrë që të marrim përgjigje rreth vertetësisë së videos dhe konstatimeve të bëra me rastin e shpërndarjes së saj. Zëdhënësja në Ministrinë e Mbrojtjes, Liridona Gashi ka thënë se informacioni i shpërndarë nga faqja është i rremë. “Demantojmë lajmet e publikuara në linqet e dërguara”- ka thënë Gashi për Krypometër. Tutje Krypometër ka kontrolluar ligjet që e rregullojnë kontrollin e vijës kufitare të Kosovës. “Kontrolli kufitar është në kuadër të kompetencave të Policisë Kufitare, Doganës së Kosovës dhe Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit. Në kryerjen e detyrave të kontrollit kufitar, Policia kufitare bashkëpunon me agjencitë e tjera shtetërore të përfshira në kontrollin kufitar”- thuhet në Udhëzimin Administrativ për ushtrimin e kontrollit kufitar. Policia e Kosovës ka njësitin e veçantë për kontrollin kufitar, e cila është përgjegjëse për kontrollin e vijës kufitare. “Departamenti për Kufi është përgjegjës për: Menaxhimin dhe kontrollin në pikat e kalimit të kufirit; Menaxhimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen përgjatë kufirit të Gjelbër dhe të Kaltër; Sigurimin e pacenueshmërisë së kufirit shtetëror”- thuhet në faqen e Policisë së Kosovës. Në vitin 2013, ish-kryeministri Hashim Thaçi në emër të Qeverisë së Kosovës i kishte dërguar një letër Sekretarit Gjeneral të NATO-s, Andres Fogh Rasmussen, në të cilën e kishte garantuar atë dhe NATO-n se Forcat e Sigurisë së Kosovës do të ndërmarrin misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një intervistë për RTK-në kishte deklaruar se në rast të cenimit të territorit dhe sovranitetit nuk është marrëveshja që rregullon zbarkimin e forcave ushtarake në atë pjesë apo tjetër, por një gjë të tillë e obligon Kushtetuta e Republikës së Kosovës. “Kur cenohet territori i Kosovës, sovraniteti i vendit, ne do të jemi aty prezent, dmth nuk ka asnjë përkufizim për ne, në aspektin kushtetues dhe kushtetuta është ajo që na obligon që të jemi të gatshëm ta mbrojmë territorin dhe sovranitetin, pra nuk janë marrëveshjet ndërkombëtare ato që do të bëjnë këtë, është situata, rreziku dhe kërcënimi.”- ka thënë Maqedonci. Ai ka thënë se kërcënim mund të konsiderohet kur grupe të dyshimta apo forca ushtarake tentojnë të kryejnë invazion dhe me këto veprime kërcënojnë territorin dhe sovranitetin, gjë që sipas tij kushtetuta e obligon FSK-në të veprojë. “Kushtetuta na obligon. Ne përgatitemi të mbrojmë territorin tonë, çdo tentativë për shkëputje me forcë do të pasohet me veprimet ushtarake të FSK-së, që përgatitet për të mbrojtur territorin e vendit.”- tregoi tutje ministri. KFOR pati deklaruar se vendosja e FSK-së në veri të Kosovës, kërkon paraprakisht miratimin nga KFOR-i, sipas marrëveshjeve ekzistuese. Në komunikatat e tyre të vazhdueshme ata theksojnë se “KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit – EULEX, përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software