About: http://data.cimple.eu/claim-review/53e8fdc411294f380c5d34aafc5d080ac32aefd6f916f9b5ab6f60bf     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Premtimi i pambajtur i Thaçit Deklarata Hashim Thaçi: Atje nuk do të ketë dialog Kosovë-Serbi por do të jetë një mundësi e afirmimit të shtetit të Kosovës Vlerësimi Me kos Presidenti Hashim Thaçi nuk e kishte prioritet promovimin e Kosovës para shteteve që ende nuk e kanë njohur si shtet. Në të gjitha takimet që Thaçi ka pasur me liderët botërorë, duke përshirë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, thotë se ka folur për dialogun me Serbinë dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje. Në Parisë nuk kishte dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, por u fol për dialogun. Artikulli Rreth 3 javë para se të udhëtonte për në Paris, për të marrë pjesë në forumin e paqes, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaronte se në këtë kryeqytet evropian nuk do të ketë dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Parisin dhe ftesën e presidentit francez Macron për të qenë prezent në mesin e liderëve botëror, Thaçi para 3 javëve e shihte si mundësi të promovimit të shtetit para liderëve që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës. “Është një mundësi shumë e mirë e promovimit të shtetit të Kosovës edhe për vendet dhe liderët që ende nuk e kanë njohur Kosovën, prandaj kjo mundësi duhet të shfrytëzohet dhe do të shfrytëzohet maksimalisht”, deklaronte Thaçi më 26 tetor në Prishtinë. “Atje nuk do të ketë dialog Kosovë-Serbi por do të jetë një mundësi e afirmimit të shtetit të Kosovës”, vazhdon deklarata e Thaçit po atë ditë në Prishtinë. Kur kanë kaluar dy ditë prej kthimit të tij nga Parisi, e vetmja temë për të cilin presidenti Thaçi ka shkruar në rrjetet e tij sociale, Facebook e Twitter ka qenë dialogu me Serbinë. Ai nuk e ka përmendur asnjëherë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtete që ende se kanë bërë këtë. Edhe pse Thaçi deklaronte se në Paris nuk do të ketë dialog Kosovë – Serbi, megjithatë nga 10 shkrime të publikuara në profilin e tij në Facebook gjatë qëndrimit në Paris, në datat 9-12 nëntor, në shumicën prej tyre, Thaçi ka folur ekskluzivisht vetëm për dialogun me Serbinë. Përveç me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Thaçi nga njoftimet që i ka dhënë vet, nuk e ka takuar asnjë lider tjetër nga shtetet që se kanë njohur ende Kosovën. Edhe pse e takoi njërin prej kundërshtuesve më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, Thaçi nuk e bëri atë që e kishte thënë në Prishtinë, të paktën nuk e ka përmendur në njoftimin e tij. Në rrëfimin e tij në Facebook për takimin me presidentin Putin, Thaçi nuk e përmend që ka folur për pavarësinë e Kosovës. Ajo që kishte dhënë se do të shfrytëzohej maksimalisht, nuk ndodhi. Takimet tjera që Thaçi i ka bërë publike janë me liderë të shteteve të para që e kanë njohur Kosovën. Ai kishte zhvilluar takime me liderët e Amerikës, Gjermanisë, Francës e Turqisë. Kosova përveç dialogut me Serbinë, ka edhe sfida tjera përpara. Kosova është i vetmi shtet në Evropë, ku qytetarët e saj nuk lëvizin lirshëm brenda kontinentit. Kosova ende nuk njihet prej 5 vendeve të Bashkimit Evropian, fakt ky që sipas njohësve të politikës së jashtme është pengesa më e madhe në rrugën evropiane të Kosovës. Kosova është në prag të votimit për anëtarësim në Interpol. Herën e kaluar Qeveria e Kosovës kishte tërhequr aplikimin për shkak se nuk kishte pasur votat e mjaftueshme. Kosova po ballafaqohet me sfidën e tërheqjes së njohjeve nga shtetet që tashmë e kanë njohur Kosovën. Edhe pse zyrtarët shtetëror të Kosovës nuk e kanë pranuar këtë fakt, diplomatët e huaj në Kosovë e kanë bërë të kundërtën. Ambasadori i Britanisë së madhe e ka konfirmuar se janë disa shtete që kanë tërhequr njohjen. https://kallxo.com/ambasadori-britanik-thote-se-disa-vende-e-kane-terhequr-njohjen-per-kosoven-mpj-e-mohon/?fbclid=IëAR2_9IbJmNAZbcXSAzegëElxI99y21GqHjlpaPjX7d_hR0lidHnëLRVuRaë
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software