About: http://data.cimple.eu/claim-review/54d0f70b6e7ba6b3fbab76c98b61632d6c26a565d81b4830c861a6c0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti Video e rreme ku prezantohet Kurti si diktatori Hitler Deklarata Vlerësimi Rrenë Përmbajtja e publikuar nga profili i Facebook-ut, Demë Berisha në të cilën prezantohet kryeministri i vendit, Albin Kurti, si diktatori Adolf Hitler me zë dhe figurë, është e rreme. Krypometër e verifikoi videon dhe gjeti se video origjinale është publikuar në shtator të vitit 2020 në kanalin “TVV” të Lëvizjes Vetëvendosje. Artikulli Më 24 shtator 2023 profili në Facebook Demë Berisha (Arkiva) publikoi një video në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Videoja mban logon e medias gjermane “2DF” e gjithashtu edhe përshkrimin në gjermanisht “Diktatori Albin Hitler” (Der Diktator Albin Hitler). Video ka arritur mbi 1 mijë shikime në Facebook dhe në të dëgjohet një zë në gjuhë gjermane i cili shoqërohet me titrim në gjuhën shqipe. Në pamje në krah të kryeministrit Kurti është vendosur edhe një fotografi e diktatorit, Adolf Hitler ndërsa Kurtit i janë vendosur mustaqe përmes montazhës. Video e publikuar nga profili i Facebook-ut, Demë Berisha mban edhe një përshkrim që synon ta përshkruajë Kurtin si diktatorin Adolf Hitler. “Ai që ka ngjashmëri me Hitlerin e Millosheviqin. Është Albin Kurti, vetëm koha, vendi dhe Rrethanat janë të ndryshme”– thuhet në përshkrim të videos e cila u publikua më 24 shtator 2023. Krypometër më 23/10/2023 e verifikoi videon e publikuar dhe vërtetoi se ajo është e fabrikuar dhe përmbajtja e saj është e rreme. Në një deklaratë për Krypometër më 23/10/2023, zëdhënësi i partisë Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, konfirmoi se videoja është e fabrikuar dhe përmbajtja e saj është e rreme. “Video në fjalë është e montuar dhe tërësisht e pavërtetë”– ka thënë Manxhuka për Krypometër më 23/10/2023. Në anën tjetër, Krypometër më datë 23/10/2023 e verifikoi videon e shpërndarë nga profili i Facebook-ut, Demë Berisha. Videoja del se është publikuar më 12/09/2020 në YouTube kanalin “TVV” të partisë Lëvizja Vetëvendosje.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software