About: http://data.cimple.eu/claim-review/5505839585c20afdb50779ea00385d554f88da0f1a18c3f9a10c2d07     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e fabrikuar e kryeministrit Kurti Deklarata Albin Kurti agjent serb, ja e vërteta Vlerësimi Rrenë Fotografia në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish-kryeministrit të Serbisë, Vojisllav Koshtunica është e fabrikuar. Në fotografinë origjinale është ish-politikani serb Vojisllav Koshtunica së bashku me ish-gjeneralin serb, Vlladimir Llazareviq. Artikulli Më 9 janar 2024, një faqe në Facebook e ka publikuar një fotografi (arkiva) në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica të cilit i është vënë mbishkrim “Albin Kurti agjent serb, ja e vërteta”. E njëjta fotografi ishte shpërndarë më 10 maj 2023 edhe nga faqja në Facebook “Kanada Hunter” (arkive). Postimi me këtë ilustrim ka marrë mbi 50 shpërndarje e dhjetëra reagime. Në këtë postim më tej shkruan “Pak shqiptarë e dijnë se Albin Kurti është agjent I Serbisë. Dokumenti I paraqitur dhe fotografia e Kurtit me Koshtunicën janë fakti më I madh. Ndash e votove VV-në, ndash Listën Serbe është njëjtë”. Krypometër përmes kërkimeve në “TinEye” ka gjetur se fotografia reale është publikuar shumë kohë më parë. Në fotografinë origjinale është ish-presidenti i Jugosllavisë Vojisllav Koshtunica së bashku me ish-gjeneralin e Serbisë, Vlladimir Llazareviq. Krypometër ka kontaktuar më zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se postimi është i rremë. “Kjo fotografi është manipulim dhe ky takim nuk ka ndodhur asnjëherë”- ka thënë Manxhuka për Krypometër.. Vojisllav Koshtunica, si kandidat i opozitës demokratike, fitoi zgjedhjet për president të Republikës Federative të Jugosllavisë në vitin 2000, kundër liderit të SPS-së, Sllobodan Millosheviq. Në kohën kur Koshtunica ishte President i Jugosllavisë, në burgjet e Serbisë janë mbajtur mbi 1,800 të burgosur politikë dhe të luftës, të cilët ishin liruar pas presionit ndërkombëtar. Një prej personave të burgosur politik dhe të luftës ishte edhe kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti. “Kur filluan bombardimet e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në mars të vitit 1999, Kurti qëndroi në Prishtinë dhe u arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999. Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor 1999, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe. Për shkak të presionit ndërkombëtar, Kurti u lirua më 7 dhjetor 2001”- thuhet në biografinë e kryeministrit Kurti të publikuar në faqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrisë. Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj disa herë e kishte përmendur faktin që Albin Kurti kishte dhënë një intervistë për mediat e huaja, gjatë kohës sa ishte në burg në Serbi. Kurti i ishte përgjigjur këtyre kritikave duke thënë “aty ka pas shumë të burgosur dhe s’ka pasë të privilegjuar, më së paku unë, pasi të gjithë ne jemi maltretuar në kazamatet e Serbisë, e kur vinte puna tek unë, dyfishohej për shkak të rolit tim aktiv”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software