About: http://data.cimple.eu/claim-review/55789bb625f232a4ba54cf21b9386a2b10865a65b8bc85bc85e5abe5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Komuna e Gjilanit, Foto: Komuna e Gjilanit Caqet e paarritura të Komunës së Gjilanit, i zbatoi vetëm 5 rekomandime të auditorit Deklarata “Rekomandimet e dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit deri më tani, 8 rekomandime janë adresuar plotësisht, 6 janë në proces të adresimit dhe 1 rekomandim nuk është adresuar ende” Vlerësimi Me kos Në raportin e auditimit të vitit 2018 është paraqitur edhe zbatueshmëria e rekomandimeve të vitit 2017. Numri i rekomandimeve të zbatuara nuk është në përputhje me atë që kishte thënë Komuna e Gjilanit. Sipas Auditorit, Komuna e Gjilanit, nga gjithsej 15 rekomandime: 5 i ka zbatuar, 5 nuk i ka zbatuar,2 i ka zbatuar pjesërisht dhe 3 rekomandime janë mbyllur. Artikulli Komuna e Gjilanit nuk e ka mbajtur premtimin sa i përket zbatimit të rekomandimeve të pranuara nga Auditori në vitin 2017. Pak para se të publikohej raporti i auditimit për vitin 2018, KALLXO.com kishte nisur një shkresë në adresë të Komunës së Gjilanit në lidhje me rekomandimet dhe çalimet në fusha specifike në vitin 2017. Në përgjigjen e Komunës së Gjilanit në lidhje me shkresën thuhet se nga gjithsej 15 rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditorit, 8 janë adresuar plotësisht, 6 janë në proces të adresimit dhe 1 rekomandim nuk është adresuar ende. Në raportin e auditimit të vitit 2018 është paraqitur edhe zbatueshmëria e rekomandimeve të vitit 2017. Numri i rekomandimeve të zbatuara nuk është në përputhje me atë që kishte thënë Komuna e Gjilanit. Sipas Auditorit, Komuna e Gjilanit, nga gjithsej 15 rekomandime, 5 i ka zbatuar, 5 nuk i ka zbatuar,2 i ka zbatuar pjesërisht dhe 3 rekomandime janë mbyllur. Në pesë vitet e fundit, Komuna e Gjilanit ka marrë 75 rekomandime nga Zyra Kombëtare e Auditimit. 9 rekomandime në vitin 2014, nga 18 rekomandime në vitet 2015 dhe 2016, si dhe nga 15 rekomandime në vitin 2017 dhe vitin 2018. Komuna e Gjilanit ka pasur telashe në të gjitha fushat nga viti 2014 deri në vitin 2017. Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka analizuar dhe krahasuar gjetjet e Auditorit të përgjithshëm në Komunën e Gjilanit nga viti 2014 deri në vitin 2017. Gjetjet kryesore të BIRN janë prezantuar nga Visar Prebreza, redaktor i BIRN, në një debat të organizuar në Kuvendin Komunal para asamblistëve, drejtorëve komunalë dhe shoqërisë civile në Gjilan. KALLXO.com vazhdimisht ka publikuar analiza sa i përket raporteve të auditimit të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës. Në këto analiza kanë shpërfaqur mangësitë, shkeljet dhe çështjet që janë identifikuar ndër vite nga ZKA. Debati në Komunën e Gjilanit është organizuar nga BIRN me mbështetjen e Ambasadës britanike. Debati në Komunën e Gjilanit është transmetuar live në platformën e KALLXO.com në Facebook. LIVEDebat rreth zbatimit të rekomandimeve të Auditorit nga komuna e Gjilanit Publiée par Kallxo.com sur Lundi 26 novembre 2018
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software