schema:text
| - Foto-ilustrim
Rrena mediale për vdekjen e të akuzuarës në rastin e vrasjes së Ivanoviq
Deklarata
Indeksonline: “Ka vdekur sot Silvana Arsoviç, ish administratore e zyrës së politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviç. Burimet e Indeksonline kanë thënë se vdekja konsiderohet e dyshimtë pasi vjen vetëm pak ditë pas ngritjes së aktakuzës ndaj saj nga Prokuroria Speciale”.
Vlerësimi
Rrenë e kryptë
Prokurori Special, Sylë Hoxha e ka konfirmuar se Silvana Arsoviç është e gjallë. Kjo e bën lajmin e publikuar, të pavërtetë.
Artikulli
Sot në media u publikua një lajm se ka vdekur ish- administratorja e zyrës së politikanit serb në Kosovë Oliver Ivanoviq i cili u vra në janar të vitit 2018.
Fjala është për Silvana Arsiviq ndaj së ciës është ngritur dhe aktakuzë për ndihmë në vrasjen e Ivanoviqit.
“Ka vdekur sot Silvana Arsoviç, ish- administratore e zyrës së politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviç. Burimet e Indeksonline kanë thënë se vdekja konsiderohet e dyshimtë pasi vjen vetëm pak ditë pas ngritjes së aktakuzës ndaj saj nga Prokuroria Speciale”, është lajmi i publikuar në portalin “Indeksonline” rreth një orë më parë.
Në lidhje me rastin, KALLXO.com ka kontaktuar edhe Prokurorin Special, Sylë Hoxha i cili ka ngritur aktakuzën ndaj Arsiviqit dhe pesë personave të tjerë për vrasjen e Oliver Ivanoviq.
Ai lajmet i quajti të rreme.
“Nuk është e vërtete, sapo u informova edhe nga Kryeprokurori i Mitrovicës, e akuzuara është në spital pasi që është shtruar pas disa komplikimeve shëndetësore, por është gjallë, nuk ka vdekur”, tha Hoxha për KALLXO.com.
KALLXO.com, mbrëmjen e kaluar raportoi se Silvana Arsoviq ishte shtrirë në spital për shkak të tensionit të lartë të gjakut dhe disa shtrëngimeve në gjoks.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
|