About: http://data.cimple.eu/claim-review/56e8959b4403e31390efcd1f61c46632941113311c0da8e0ba5a1f21     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ripublikimi i lajmit të vjetër si aktual për sulmin seksual të mësimdhënësit ndaj nxënëses së mitur në Deçan Deklarata Mesuesi puth nxenesen e klases se 7 te shkolles “Lidhja e Prizrenit” – PAMJE SHOKUESE (VIDEO)” Vlerësimi Me kos Raportimi se ngjarja kur “mësuesi ‘puth’ nxënësen e klasës së 7 të shkollës (VIDEO)“ ka ndodhur “nje jave me pare dhe tashme eshte publikuar ne rrjetet sociale” është i rremë. Në javën e dytë të muajit tetor 2023 nuk ka ndodhur një rast i tillë. Krypometri përmes Google Lens ka gjetur se fotografia dhe video e përdorur në lajm tregon për një rast që ka ndodhur më 9 qershor 2023. Artikulli Më 12 tetor 2023, ueb faqja online focuslajme.com (arkiva) ka publikuar një përmbajtje me titull “Mesuesi puth nxenesen e klases se 7 te shkolles “Lidhja e Prizrenit” – PAMJE SHOKUESE (VIDEO)”. Përmbajtja është shpërndarë edhe në një faqe të Facebookut, Lajme nga Bota (arkiva). Artikulli ka qarkulluar edhe me datë 28 shtator 2023, kur fillimisht është publikuar në ueb faqen lukipres.info (arkiva) dhe më pas është shpërndarë në faqe të Facebook-ut, Luiz Ejlli BBVA (arkiva), Revista Aktive (arkiva), Gazeta_Sot (arkiva), Shqiperia Etnike (arkiva), Revista 49 (arkiva), Lajme.al 1 (arkiva), Luiz Ejlli Fituesi BBV (arkiva), Shqip Today (arkiva), Luiz Ejlli Fitues BBVA 2 (arkiva), Shqip (arkiva, Lajme Reale (arkiva), Shqiperia Etnike (arkiva), Albania1 (arkiva) dhe Muzike shqiptare (arkiva). Në përmbajtje të artikullit thuhet “Kjo ngjarje ka ndodhur nje jave me pare dhe tashme eshte publikuar ne rrjetet sociale”. Krypometri i ka analizuar raportet 24 orëshe që i publikon Policia e Kosovës, mirëpo aty nuk është raportuar për rastin në fjalë. As në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës nuk është raportuar një rast i tillë. Krypometri përmes Google Lens ka gjetur se fotografia dhe video e përdorur në lajm tregon për një rast që ka ndodhur më 9 qershor 2023. Në njoftimin e Policisë të datës 9 qershor 2023 thuhet: “Deçan 08.06.2023 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj fëmijës-viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” Rasti i mësimëdhënësit që dyshohet se sulmoi seksualisht nxënësen e mitur në Deçan, ka ndodhur në qershor të 2023. Mësimdhënësi dyshohet se kishte puthur nxënësen e mitur. Sipas kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, rasti kishte ndodhur më 9 qershor 2023. I dyshuari, mësimdhënësi në këtë rast, gjithashtu kishte kanosur personin i cili kishte filmuar momentin e ngacmimit. Sipas dosjes së siguruar nga KALLXO.com, e dëmtuara kishte deklaruar në stacionin policor se i dyshuari e ka puthur në buzë dy herë, pa pëlqimin e saj. I dyshuari e ka mohuar sulmin seksual, por që sipas dosjes së prokurorisë, kjo është bërë me qëllim të ikjes nga përgjegjësia penale, ngase video-inçizimi i kësaj ngjarjeje e vërteton të kundërtën.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software