About: http://data.cimple.eu/claim-review/579d8b3495d390fc66e25bccdc890264f7db3756295e098af3118cac     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Objekti i Ministrisë së Arsimit Rrena për Publikim të Vendimeve të Ministrit të Arsimit Deklarata Valmir Gashi: Publikimi i vendimeve të ministrit “është çështje ditësh”. Vlerësimi Rrenë Shpesh kemi dëgjuar premtime për transparencë, por ato rrallë po realizohen. Rasti i ministrit Bytyqi tregon se si një praktikë e mirë e publikimit të vendimeve nuk po zbatohet. Krypometri kësaj here e vlerëson deklaratën e Gashit si rrenë e kryptë pasi 16 ditë pas premtimit, vendimet e ministrit nuk janë publikuar në faqen zyrtare të MAShT. Mirëpo, barra kryesore bie mbi ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi. Artikulli Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e udhëhequr nga Shyqiri Bytyqi është mbyllur sa i përket qasjes së publikut në vendimet e ministrit. Bytyqi, i cili vjen nga radhët e Nismës Socialdemokrate, mori drejtimin e kësaj Ministrie më 12 shtator të vitit 2017, detyrë e cila iu dorëzua nga ish-ministri Arsim Bajrami nga Partia Demokratike e Kosovës. Në ditën e pranim-dorëzimit të detyrës, Bytyqi ishte zotuar se ’’do të vazhdojë punën që është bërë deri më tani’…’… duke thënë po ashtu se do të bashkëpunojë me partnerë të arsimit dhe me të gjithë aktorët, në të mirë të zhvillimit të arsimit dhe ngritjen e cilësisë në këtë sektor. Megjithatë, njëra nga punët që nuk u vazhdua nga ministri i ri ishte publikimi i vendimeve ti tij. Kanë kaluar gati gjashtë muaj që kur ka filluar mandatin Qeveria e Kosovës me në krye Ramush Haradinajn, por ueb-faqja e MAShT-it nuk është përditësuar me të dhënat që përfshijnë vendimet e ministrit të ri, Shyqiri Bytyqi. Në kategorinë ku do duhej të publikoheshin vendimet, dokumenti i fundit i publikuar figuron një vendim i marrë më 23 gusht të vitit 2017, nga ministri i kaluar, Arsim Bajrami. Aty janë të publikuar vendimet e Bajramit që nga viti 2015 e deri në dorëzimin e detyrës te Bytyqi. KALLXO.com kishte pyetur Zyrën për Informim dhe përkatësisht këshilltarin e ministrit, Valmir Gashi për arsyen e mospublikimit të këtyre vendimeve. Më 12 shkurt, Gashi për KALLXO.com kishte thënë se arsyeja për mospublikimin e vendimeve ka qenë mungesa e personelit. Ai u zotua se publikimi i vendimeve të ministrit do të bëhet shumë shpejt. “Është çështje ditësh”, kishte thënë Gashi. Megjithatë, edhe sot në datën 12 prill, dy muaj pas zotimit të Gashit, vendimet e ministrit ende nuk janë publikuar. Megjithatë, uebfaqja e MAShT vazhdon të jetë e përditësuar sa i përket lajmeve për aktivitetet e ministrit Bytyqi, kabinetin e ri, konkurset, madje në të janë të publikuara edhe intervistat e ministrit në media të ndryshme. Mungojnë vendimet e ministrit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software