About: http://data.cimple.eu/claim-review/5842c4a5bf9173798ba1538d7d8e15f8002c1eebd2d02945aaf4d625     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Njoftimi i rremë për kredi deri në 100 mijë euro me normë të interesit prej 3% Deklarata Per disa gjera ju duhet kohe per te vendosur, por per disa zgjedhja eshte e thjeshte👇 Kredi Personale 🟠Shuma maksimale e kredise: 25,000€, 🟠Afati maksimal i kredise: 10 vjet, 🟠Sigurim i jetes 🤝 ne bashkepunim me kompanine e sigurimeve Vlerësimi Rrenë Është i rremë njoftimi për lëshim të kredive që thot: ”Per disa gjera ju duhet kohe per te vendosur, por per disa zgjedhja eshte e thjeshte👇 Kredi Personale 🟠Shuma maksimale e kredise: 25,000€, 🟠Afati maksimal i kredise: 10 vjet, 🟠Sigurim i jetes 🤝 ne bashkepunim me kompanine e sigurimeve”. Kjo ofertë për kredi është publikuar nga një faqe e cila nuk është e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës për lëshim të kredive. Kjo faqe e ka keqpërdorur llogon, infografikën dhe dizajnin e Bankës NLB në Kosovë. Në këtë faqe pretendohet se lëshojnë kredi deri në 100 mijë euro me normë të interesit prej 3%, ndërkohë sipas Bankës Qendrore të Kosovës norma mesatare e kredive në Kosovë gjatë muajit shtator 2024 ishte prej 6.1%. Artikulli Faqja në rrjetin social Instagram “kredi_esigurt” (arkiva) ka publikuar një ofertë për kredi personale deri në 25 mijë euro. Të njëjtën ofertë kjo faqe e ka publikuar edhe në Facebook më 06.06.2024 (arkiva). ”Per disa gjera ju duhet kohe per te vendosur, por per disa zgjedhja eshte e thjeshte👇 Kredi Personale 🟠Shuma maksimale e kredise: 25,000€, 🟠Afati maksimal i kredise: 10 vjet, 🟠Sigurim i jetes 🤝 ne bashkepunim me kompanine e sigurimeve”- shkruan në këtë ofertë. “Ne japim kredi të të gjitha llojeve, të sigurta, të shpejta kudo në botë”- shkruan në faqen e Facebook-ut, e cila është krijuar më 15.11.2021, fillimisht me emrin ‘Kredi për të gjithë’ më pastaj e ndërroi në ‘Kredi e sigurt’. Në këtë faqe është e publikuar edhe një uebfaqe e internetit, bezpiecznykredyt.mystrikingly.com (arkiva), e cila nuk është në gjuhën shqipe. Krypometër i ka shkruar faqes “kredi_esigurt” për të kuptuar nëse janë të licencuar dhe për shkallën e interesit me të cilën i lëshojnë kreditë. Ata i kanë dërguar kushtet për kredidhënie duke kërkuar të dhëna personale, duke përfshirë kontratën e punës, si dhe kartë identiteti ose pasaportë. “Norma e interesit është 3% në vit e shumës së kredisë. Shuma e kredisë varion nga 2000 euro – 100,000 euro, 6: Afati maksimal i shlyerjes është 1 deri në 30 vjet, 7: Ne ofrojmë tre muaj falas përpara pagesës së parë mujore, 8: Për të vërtetuar dosjen tuaj të aplikimit për kredi, duhet të na jepni disa informacione për të regjistruar dosjen tuaj, 9: ka kosto legalizimi dhe arkëtimi për bankën”- thuhet në përgjigjen e zyrtarëve të faqes “kredi_esigurt” (arkiva). Krypometër ka kontrolluar publikimet e bëra nga Banka Qendrore e Kosovës dhe ka gjetur raportin me informacionet për sistemin financiar për muajin shtator 2024. Në këtë raport thuhet se norma mesatare e interesit për kreditë e lëshuara nga Bankat Komerciale ishte 6.1%. Oferta e publikuar nga kjo faqe në Instagram e në Facebook, Krypometri ka gjetur se logoja e kampanjës që është përdorur nga ta, i takon NLB Bankës në Kosovë e cila është publikuar më 04.03.2022. Për këtë Krypometri ka pyetur edhe zyrtarë të NLB Banka në Kosovë, të cilët kanë konfirmuar se kjo ofertë e publikuar në kredi_esigurt (arkiva), nuk ka të bëjë asgjë me ta. “Kjo faqe në Instagram nuk është e jona dhe nuk ka asnjë lidhje me Bankën tonë. Postimi i bërë në këtë faqe ka përdorur në mënyrë të paautorizuar elemente të dizajnit nga kampanja jonë ‘Kredi personale’ pa pëlqimin apo dijeninë tonë”- thuhet në përgjigjen e zyrtarëve të këtij institucioni. Bazuar në Ligjin për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet financiare jo-bankare, të gjitha institucionet që kanë të drejtë dhënien e kredive duhet të licencohen paraprakisht nga Banka Qendrore e Kosovës. Për licencim nga BQK-ja, institucioneve ju kërkohen të plotësojnë një varg obligimesh që i kërkon ligji. Krypometri ka kontrolluar edhe uebfaqen e BQK-së, përkatësisht listën e institucioneve financiare të licencuara/ regjistruara në vend dhe aty nuk figuron asnjë institucion me emrin “Kredi e Sigurt”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software