About: http://data.cimple.eu/claim-review/58488887cedccc76f32a32fb504206b906b3996f7ad61dc5d980d258     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: KALLXO.com Rrena mediale për zjarrin në objektin e Postës së Kosovës Deklarata Objekti i Postës së Kosovës është përfshirë nga flakët Vlerësimi Rrenë e kryptë Policia e Kosovës dhe Telekomi i Kosovës e kanë demantuar lajmin për zjarr në objektin e kësaj ndërmarrjeje. Përveç kësaj, KALLXO.com e ka vizituar këtë objekt, në të cilin nuk kishte asnjë zjarr. Artikulli Gazeta online “Insajderi” pak para orës 18:00, ishte e para që raportoi se objekti i Postës së Kosovës është përfshirë nga flakët. Këtij lajmi i është bashkëngjitur edhe një video, për të cilën “Insajderi” ka shkruar se është dërguar nga një qytetar. Por më pas ky lajm është fshirë tek Insajderi. Më pas ky lajm u publikua edhe nga Reporteri, portali Zyrtare, Gazeta Express, Periskopi, të cilat më pas e kanë fshirë këtë lajm, përpos Reporteri.net. Menjëherë pas publikimit të lajmit, KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për ta konfirmuar këtë, si dhe ka dal në vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka marrë ndonjë informacion për ndonjë zjarr në ndërtesën e Telekomit të Kosovës që gjendet në lagjen Dardania në Prishtinë. “Deri tani nuk është pranuar ndonjë informatë për ndonjë reagim të Policisë në ndonjë rast zjarri”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Gazetarja e KALLXO.com ka shkuar te ndërtesa e Postës, por aty nuk ka pasur zjarr. As ekipe të Policisë as të Zjarrfikësve. Edhe qytetarët që banojnë afër objektit të Telekomit të Kosovës kanë thënë se nuk ka pasur zjarr në objekt. Pak minuta më pas, lajmin për zjarr e ka demantuar edhe kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi. “Sipas orarit dhe detyrave të punës, punonjësit dhe zyrtarët e Telekomit janë në vendin e vet të punës dhe nuk ka kurrfarë zjarri në objektin apo zyrat e Telekomit”, ka shkruar ai në Facebook. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Lamih Balaj ka thënë për KALLXO.com se nuk ka qenë zjarr, por një reflektor, në të cilin ka reflektuar bora dhe shiu që ka rënë, duke dalë avull. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software