About: http://data.cimple.eu/claim-review/58b982d3dc456cf8a4a7f5a8a9bed2164ece38b870be5aa6593629b4     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e cunguar e fjalimit të Albin Kurtit për Gjykatën Speciale Deklarata Video e fjalimit të Albin Kurtit e publikuar në Facebook nga profil me “Alberta Hunter” Vlerësimi Rrenë Video e fjalimit të Albin Kurtit e publikuar në Facebook nga profil me “Alberta Hunter” është e ndryshuar. Fjalimi i cili ishte i gjatë mbi 11 minuta, në këtë postim është publikuar vetëm 26 sekonda duke u ndarë vetëm pjesa “serbët kanë bërë më shumë krime por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët”. Kjo deklaratë është ndarë nga fjalimi i Albin Kurtit që e kishte mbajtur tetë vite më parë në Kuvendin e Kosovës. Kjo video e cunguar është përdorur si burim i informacionit nga dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës për të shpërndarë informacione të rreme sa i përket qëndrimit të Kurtit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Artikulli Më 5 shkurt 2023, një profil në Facebook me emrin “Alberta Hunter” ka publikuar një video të shkurtë nga një fjalim i Albin Kurtit në Kuvendin e Kosovës për gjykatën speciale. Por, fjalimi i cili ishte i gjatë mbi 11 minuta, në këtë postim është publikuar vetëm 26 sekonda duke u ndarë vetëm pjesa “serbët kanë bërë më shumë krime por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët”. Kjo deklaratë është ndarë nga fjalimi i Albin Kurtit që e kishte mbajtur tetë vite më parë në Kuvendin e Kosovës. “Pas kësaj Gjykate të veçantë, do të thuhet që po, serbet kanë bërë më shumë krime por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët, korrjen dhe trafikimin e organeve. Me të vërtetë për nga sasia do të thuhet se serbët kanë bërë më shumë krime se Serbia ama krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët” – deklaronte Kurti më 23 prill 2014 në Kuvend. Kjo pjesë e fjalimit që është cunguar ka qenë burim i informacionit për dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilët e kanë përdorë në fjalimet e tyre kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari, gjatë një emisioni televiziv të hënën lëshoi një audio-deklaratë të kryeministrit Albin Kurti i cili dëgjohej duke thënë se “serbët kanë bërë më shumë krime por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët”. KALLXO.com e ka kontaktuar Nurellarin, por ai ka thënë se videon e ka parë në internet dhe se nuk ka pasur njohuri që e njëjta është cunguar dhe e nxjerrur nga konteksti. “Unë atë e kam nxjerrë nga Facebook-u, në një faqe, e kam parë që shumë veta e bënin share” – sqaroi tutje anëtari i PDK-së. Deklarimet e supozuara të Kurtit i përdori gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha më 24 mars 2023. “I kam parë në media, se thoni që krime kanë kryer edhe serbët, por krimet monstruoze të trafikimit i kanë kryer shqiptarët…” thoshte deputeti Berisha derisa kritikonte kryeministrin Albin Kurti. Edhe deputeti Berisha ka thënë se videon në fjalë e ka parë në internet. “Unë nuk i di detajet teknike, as Facebook-un e nuk e administroj, nuk merrem hiç, problemi është se ajo qarkullon nëpër rrjete sociale. Unë s’jam merrë a ka qenë e montuar deklarata, unë as nuk e kuptoj as kur është i montuar ose kur s’është” – thotë Berisha. Ndaj Nurellarit dhe Berishës ka reaguar edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka. “Qëllimisht është hequr pjesa ‘’PAS KRIJIMIT TË KËSAJ GJYKATE….’’, pra në atë që Kryeministri Kurti tregonte se çka do të ndodhë me rrëfimin për luftën çlirimtare nëse krijohet kjo Gjykatë” – tha ai në Facebook. “Ironikisht por edhe paturpësisht, ata që thirrjen kryesore e kanë se “Historia nuk mund të rishkruhet”, shpërndajnë dhe krijojnë LAJME TË RREME me qëllim ndryshimin e historikut të formimit të Gjykatës Speciale” – deklaroi Manxhuka. Dy zyrtarët e PDK-së përdorën deklaratën e cunguar të Kurtit që ia shtrembëronte qëndrimet
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software