schema:text
| - Limaj nuk ka thënë se i ka vjedhë 40 milionë euro
Deklarata
O njerez. Une kam vjedhur 40 milionë dhe palu lekët nëpër bojlera. Po ë më jipej rasti do vidhja prap
Vlerësimi
Rrenë
Kryetari i Partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj nuk ka thënë “i kam vjedhur 40 milionë dhe palu lekët nëpër bojlera. Po ë më jipej rasti do vidhja prap” si pretendohet në këtë postim të bërë në Facebook. Endrit Shala, sekretar për marrdhënie me jashtë në partinë Nisma Socialdemokrate, ka thënë se Limaj nuk e ka thënë një deklarim të tillë dhe se i njëjti është shpallur i pafajshëm në gjitha aktakuzat e ngritura ndaj tij për veprimtarinë e tij në luftë dhe pas saj, si ministër.
Artikulli
Më 29.06.2024 një profil Facebook ka publikuar (arkiva) një fotografi të kryetarit të Partisë Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj, me mbishkrim: “O njerez. Une kam vjedhur 40 milionë dhe palu lekët nëpër bojlera. Po ë më jipej rasti do vidhja prap”.
Krypometër ka kërkuar në internet, por nuk është hasur një deklarim i tillë nga Limaj.
Për të verifikuar këtë deklarim, Krypometër ka kontaktuar me Endrit Shalën, sekretarin për marrëdhënie me jashtë të partisë Nisma Socialdemokrate.
Ai ka thënë se postimi është i rremë, pasi Limaj asnjëherë nuk e ka bërë një deklarim të tillë.
“Një deklaratë e tillë, një shkrim i tillë është i pavertetë. Është gënjeshtër. Dhe dua të shtoj se edhe ju dhe i gjithë opinoni e dinë që Kryetari Limaj dhe në proceset me të cilat është përballë nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare ka dalë i pafajshëm dhe i pastër si loti, për të gjitha dyshimet! Është nga politikanet e vetëm që ka veting në drejtësi për gjithë fushëveprimtarinë e vet, si në luftë dhe pas luftes”- ka thënë Shala.
Fatmir Limaj ka qenë ish Ministër i Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit gjatë viteve 2007 – 2010.
Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
Fatmir Limaj nuk ka arritur të zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2021. Në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen më së largu në fillimt të vitit të ardhshëm, Partia Nisma Socialdemokrate e udhëhequr nga Fatmir Limaj do të garojë në listë të përbashkët me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
|