About: http://data.cimple.eu/claim-review/5971ccfec5953066dcce941069bd9f7fc912a37665db71422168a7c8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e manipuluar e Haradinajt dhe Mustafës Deklarata Të dielën duhet të kthejmë orën prapa” “Atë që e more në zyre të Qeverisë a? Vlerësimi Rrenë Publikimi me përmbajtjen “Të dielën duhet të kthejmë orën prapa” “Atë që e more në zyre të Qeverisë a?”- është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se një deklaratë e tillë nuk është thënë nga personat të cilëve u atribuohet. Artikulli Më 26 tetor 2023, faqja e Facebook-ut Adhurim Caps (arkiva) ka publikuar një fotografi të ish-kryeministrave, Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa me përshkrimin “Ah ditët e vjetra ah kishim shyhret…”. Fotoja mban mbishkrime përmes të cilave pretendohet se është bisedë mes Hardinajt dhe Mustafës: “Të dielën duhet të kthejmë orën prapa” “Atë që e more në zyre të Qeverisë a?”. Krypometër ka verifikuar nëse kjo përmbajtje është e vërtetë. Krypometri përmes aplikacionit TinEye ka gjetur fotografinë reale, e cila është shkrepur në shtator të vitit 2017, ditën kur Haradnaj kishte marrë detyrën e kryeministrit nga Mustafa. Materiali i publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës tregon edhe bisedën që është zhvilluar. “Kryeministri Mustafa i ka uruar sukses kryeministrit të zgjedhur Ramush Haradinaj”– shkruhet në njoftim. Materiali origjinal nuk e ka përmbajtjen të cilën e ka postuar faqja “AdhuriCaps”. Isa Mustafa ishte Kryeministër i Kosovës dhe ai mbajti këtë mandat deri në ardhjen e qeverisë së Ramush Haradinaj. Isa Mustafa është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për të verifikuar nëse Mustafa ka thënë ndonjë deklaratë të tillë, Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësen e LDK-së, Sibel Halimi. Halimi është pyetur nëse kjo përmbajtje është e vërtetë. “Biseda nuk ka ndodhur në të vërtetë, është sarkazëm”- tha Halimi për Krypometrin më 28 shtator 2023. Krypometër ka kontrolluar në faqen Adhurim Caps dhe ka konstatuar se materiali nuk ka asnjë shenjë e cila e identifikon këtë material si material sarkastik.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software