About: http://data.cimple.eu/claim-review/59d1bccef92324d017b0e3f003c5bd42b03fbc5e4a42b526c3c19508     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata e rreme për 2 milionë euro që i mveshet Hykmete Bajramit Deklarata Qato 2 milionë euro që i patem vjedh, kemi me jau shpërnda popullit për vota Vlerësimi Rrenë Mbishkrimi i vendosur mbi fotografinë e deputetes, Hymete Bajrami: “Qato 2 milionë euro që i patem vjedh, kemi me jau shpërnda popullit për vota.”- është i rremë. Hykmete Bajrami ka mohuar të ketë dhënë një deklaratë të tillë. Për më tepër, Bajrami ka thënë se nuk i ka vjedhur 2 milionë euro dhe se personat e përfshirë në rastin e 2 milionë eurove janë dënuar me burg. Gjykata Themelore e Prishtinës i kishte gjetur fajtorë dhe i kishte dënuar Labinot Grudën dhe Kadri Shalën, në dhjetor të vitit 2022, për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Artikulli Më 22.12.2024, një profil në Facebook (arkiva) ka publikuar një fotografi të deputetes, Hykmete Bajrami me mbishkrimin “Qato 2 milionë euro që i patem vjedh, kemi me jau shpërnda popullit për vota”. Kjo deklaratë që i mvishet Bajramit është publikuar në ditën kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për të gjithë fëmijët nga 0 deri në 16 vjet, si dhe për të gjithë pensionistët e kualifikuar. Për të verifikuar këtë pretendim, Krypometër fillimisht ka kërkuar në internet, nëse ndonjë media apo faqe zyrtare e deputetes Hykmete Bajrami apo e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka publikuar ndonjë infografikë apo citat të tillë të Bajramit, mirëpo nuk është hasur asnjë postim tjetër me përmbajtje të tillë. Krypometër, për të qartësuar vërtetësinë e deklaratës, ka kontaktuar me deputeten Hykmete Bajrami. Ajo ka thënë se postimi është i rremë. “Asnjëherë, nuk kam vjedhë e as nuk kam keqpërdorur asnjë cent. Kjo deklaratë është e pavërtetë dhe si e tillë kërkoj që të trajtohet.”- ka thënë ajo për Krypometër. Më 22.12.2024, kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për të gjithë fëmijët nga 0 deri në 16 vjet, si dhe për të gjithë pensionistët e kualifikuar. “Pra të dashur fëmijë, të gjithë ju që jeni të moshës 0 deri në 16 vjet dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë, do t’i përfitoni nga 100 euro secili. Kjo nuk është vetëm një dhuratë e fundvitit nga shteti juaj, por është një investim në mirëqenien e të gjithë fëmijëve pa dallim.”- tha Kurti para gazetarëve. Qeveria i ka ndarë nga 100 euro edhe për pensionistët. “Sikuse tash e kemi bërë traditë që saherë ka buxhet të mjaftueshëm dhe ekonomia rritet përtej projeksioneve, në fund të vitit do të ndajmë mbështetje shtesë të njëhershme nga 100 euro apo si disa kanë filluar ta quajnë “pensionin e 13”, për të gjithë pensionmarrësit të cilët kualifikohen. Kjo shënon herën e pestë brenda mandatit tonë që një mbështetje e tillë shpërndahet për pensionistët.”- tha Kurti. Ndaj këtij vendimi të Qeverisë ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës. Sipas kësaj Partie, ndarja e këtyre mjeteve është një lëmoshë që nuk mjafton as për ta paguar rrymën në këtë dimër. Në kohën kur ishin vjedhur 2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit, ministre e Financave ishte Hykmete Bajrami e kryeministër ishte Avdullah Hoti. Në kohën kur kishte ndodhur skandali i 2.1 milionshit, Hykmete Bajrami si ministre e Financave e kishte denoncuar rastin duke thënë se bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimta nga Thesari, me vlerë rreth 2.1 milionë euro që kanë shkuar te një operator ekonomik. Mirëpo, në Aktakuzën e Prokurorisë dhe në Vendimet e Gjykatave, Hoti e Bajrami nuk janë akuzuar e as dënuar për këtë vjedhje. Gjykata i ka dënuar me burg dy persona të tjerë për vjedhjen e 2.1 milionë eurove. Gjykata Themelore e kishte dënuar Labinot Grudën me dënim unik, dënim me burg në kohëzgjatje prej 11 vjetëve dhe dënim me gjobë në vlerën 8,500 euro. Po ashtu, i ishte shqiptuar dënimi plotësues, me të cilin ia ndalon ushtrimin e punëve në funksion publik. Të pandehurin Kadri Shala, Gjykata e dënoi me dënim unik, dënim me burg në kohëzgjatje prej 10 vjetëve dhe dënim me gjobë në vlerë 33 mijë euro. Gjykata në shpallje të Vendimit kishte njoftuar se e tërë pasuria, e fituar në mënyrë të kundërligjshme, është konfiskuar. Gjykata e Apelit me Aktgjykim ka refuzuar ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve Labinot Gruda e Kadri Shala, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë me të cilin kishte dënuar dy të akuzuarit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software