About: http://data.cimple.eu/claim-review/5a41302533f9c774a8ab59db23110995be6f04813ff9f15a0932fe7f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Naim Ismaili, PDK, Shtime. Foto: Kallxo.com Përfaqësim i Grave ‘Nën Minimumin e Kërkuar’ në Shtime Deklarata Naim Ismajli: “Kjo [tri drejtori të udhëhequra nga gratë] është minimumi i garantuar, sigurisht kualiteti po rritet, ambiciet po rriten dhe besoj se do të jetë më i madh shumë” Vlerësimi Rrenë Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do t’i emërojë më shumë se tri gra në krye të drejtorive. Por, ai i ka emëruar vetëm dy gra në mandatin e ri, të fituar në fund të vitit 2017. Artikulli Naim Ismajli në nëntor të vitit të kaluar është rizgjedhur kryetar i Komunës së Shtimes. Në mandatin e kaluar, Ismajli ua kishte besuar tri drejtori komunale grave: Drejtorinë për Shërbime Publike, atë të Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe atë Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në debatet për zgjedhjet komunale 2017, të udhëhequra nga Jeta Xharra, kryetari i Shtimes kishte premtuar se në mandatin e ardhshëm do të ketë më shumë gra në krye të drejtorive. “Kjo [tri drejtori të udhëhequra nga gratë] është minimumi i garantuar. Sigurisht kualiteti po rritet, ambiciet po rriten dhe besoj se do të jetë më i madh shumë”, pati thënë Ismajli. Gjatë kësaj jave ai ka emëruar ekipin e drejtorëve për mandatin e ri. Kryetari Ismajli nuk e ka rritur numrin e grave në krye të drejtorive. Përkundrazi, ai e ka ulur për një në krahasim me mandatin e kaluar. Nga shtatë drejtori, Ismajli ka vendosur që vetëm Drejtorinë e Shëndetësisë dhe atë të Gjeodezisë e Kadastrës t’ua besojë grave. Drejtorët e rinj të drejtorive komunale në Shtime janë: - Muhadin Halili – Drejtor i Administratës së Përgjithshme, - Mensur Neziraj – Drejtor i Drejtorisë për Arsim, - Shqipe Rexhaj – Drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban, Kadaster edhe Gjeodezi, - Fitim Hoxha – Drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik. - Lumni Amrushi – Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, - Halil Halili – Drejtor i Drejtorisë për Sherbime Publike, - Shpresa Tafa – Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software