About: http://data.cimple.eu/claim-review/5b9d4488b12ee13861175aeb7ab206baf93c707f58878d70a6409d6f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Bekim Jashari , kryetar i Komunës së Skenderajt | Foto: KALLXO.com Rrena e Bekim Jasharit për gratë në qeverinë e Skenderajt Deklarata Bekim Jashari: “…Ju do të jeni pjesë e atij stafi, jo ashtu qysh e thotë ligji minimum 30%, por unë besoj që ai do të jetë vetëm minimum, pragu, por besoj do të jeni edhe 50%”. Vlerësimi Rrenë e kryptë Krypometri vlerëson deklaratën e Bekim Jasharit si rrenë të kryptë, për shkak që kishte premtuar se stafi i tij do të ishte deri në 50% i përbërë nga gratë. Ai e ka kompletuar stafin e tij udhëheqës në komunë, duke i emëruar vetëm 2 gra nga 9 drejtori sa i ka komuna e Skenderajt. Në përqindje i bie vetëm 22% e pozitave të drejtorive janë gra. Artikulli Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar jo 30%, por deri 50% gra në stafin e tij me të cilët do të qeverisë Skenderajin. “Ju kam premtu të gjithëve që nëse është kismet me qenë Bekimi kryetar komune pas 22 tetorit, pasi ta bëjë stafin tim me të cilët unë mendoj me punu, që besoj edhe Ju do të jeni pjesë e atij stafi, jo ashtu qysh e thotë ligji minimum 30%, por unë besoj që ai do të jetë vetëm minimum, pragu, por besoj do të jeni edhe 50%”, kishte thënë Jashari gjatë fushatës zgjedhore [shih KËTU nga minuta 1:35}. Së fundmi, Jashari e ka kompletuar ekipin e drejtorëve, që është kryesori për qeverisjen e Komunës. Nga nëntë drejtori sa ka Skenderaj, Jashari ka emëruar vetëm dy drejtoresha. Drejtoria e Urbanizimit ka në krye Sanie Ahmetin, ndërsa drejtoria për Gjeodezi e Kadastër ka në krye Sandra Fazliun. Shtatë drejtoritë tjera udhëheqin nga burrat. - Administratë – Haxhi Deliu - Arsim – Bekim Latifi - Kulturë, Rini, Sport – Ramiz Shala - Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – Osman Veliu - Financa, Ekonomi dhe Zhvillim – Mehmet Berisha - Urbanizëm – Sanije Ahmeti - Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë – Sandra Fazliu - Bujqësi – Sokol Sallahu - Shërbime Publike – Ibush Hetemi https://www.youtube.com/watch?v=LydJejzyYNc – min 1:35
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software