Thyerja e ekranit nuk është bërë gjatë fjalimit të Albin Kurtit
Deklarata
Vlerësimi
Me kos
Më 8 shtator faqja e internetit Drenica Graphic shpërndau një video të manipuluar, në të cilën shihet një person duke thyer ekranin e televizorit me një shkop, në kohën kur në ekran shfaqej kryeministri Albin Kurti gjatë një fjalimi në Kuvend. Përmbajtja e videos është e rreme, pasi që videoja është e manipuluar. Kjo faqe e internetit e ka kombinuar një video të Albin Kurtit duke folur në Kuvend për të prodhuar një video të rreme. Video në të cilën shihet një person duke e thyer ekranin e një televizori është virale në internet dhe qarkullon tash e një kohë të gjatë.
Artikulli
Më 8 shtator faqja e internetit Drenica Graphic shpërndau një video në të cilën një person shihet derisa e thyen ekranin e televizorit me një shkop, ndërkohë që në televizor shfaqet kryeministri Albin Kurti gjatë një fjalimi në Kuvend.
Kjo video deri sot ka marrë 25 mijë shikime, 92 komente dhe 217 reagime.
Përmbajtja e videos është e rreme pasi që është e manipuluar. Kjo faqe e internetit e ka kombinuar një video të Albin Kurtit duke folur në Kuvend me nje video tjetër virale për të prodhuar një video të rreme.
Videoja në të cilën shihet një person duke e thyer ekranin e një televizori është virale në internet dhe qarkullon tash e një kohë të gjatë. Sipas një postimi të Seger Sutrisno në Twitter më 29 dhjetor 2021 personi kishte goditur ekranin e televizorit teksa po shikonte një lojë futbolli e jo fjalimin e Albin Kurtit.
Gjatë prodhimit të përmbajtjes, gazetarët nuk guxojnë të falsifikojnë apo manipulojnë videot dhe fotot.