About: http://data.cimple.eu/claim-review/5ca5bd51367ca5b1a1ae2e80167b90e6a3172d367b9b5e1936fc5889     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Arkiv - Shpend Ahmeti_Autobusë Rrena e radhës e Shpend Ahmetit për Autobusët Deklarata Shpend Ahmeti: Brenda dy javëve do t’i kemi në Prishtinë 21 autobusët e tjerë Vlerësimi Rrenë Pjesa e parë e Autobusëve janë lëshuar në qarkullim në fillim të vitit 2017. Që nga ajo kohë kanë kaluar 19 muaj dhe ende në Prishtinë nuk kanë mbërritur 21 autobusët e tjerë. Një periudhë kaq e gjatë e pritjes shkon vetëm në dëm të qytetarëve dhe ambientit, pasi ata obligohen të udhëtojnë me autobusë të vjet dhe ndotës. Kjo është rrena e radhës e Ahmeti për datën e ardhjes së Autobusëve në Kosovë. Artikulli Njëra prej temave më të diskutuara në Komunën e Prishtinës, në dy vitet e kaluara, ishte blerja e autobusëve. Fillimisht debati ishte në mes të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Financave që në atë kohë udhëhiqej nga Avdullah Hoti për garancionin e sovranit. Debat kishte edhe për vonesën e autobusëve. Paralajmërimi i vonesave kishte nisur shumë herët. Pas shumë vonesave, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se brenda dy javëve do të vijnë në Prishtinë 21 autobusë të rinj. Ahmeti në një konferencë për media të datës 25 korrik në pyetjen se kur do të vijnë në Prishtinë 21 autobusët e mbetur. “Tash Komuna do ta paguaj shërbimin për kilometër, ku ne do t’i marrim të hyrat nga biletat kurse ata paguajnë trafikun urban për çdo kilometër, që ofron shërbim në transportin publik, kjo kontratë është punu për rreth 9 muaj dhe na ka hapë rrugën dhe besoj që këtë javë paguhen autobusët që kanë mbet, 21 autobusë dhe besoj që brenda dy javëve do t’i kemi në Prishtinë 21 autobusët e tjerë, BERZH veçse ka filluar procedurat e pagimit të këtyre autobusëve e që është rreth 4 milionë euro”, është shprehur Ahmeti në konferencë. Por, Autobusët ende nuk kanë arritur në Prishtinë. Në ‘Trafikun Urban’ kanë thënë se autobusët ende nuk kanë ardhur, mirëpo meqë drejtori i kësaj ndërmarrje është në pushim, ata kanë refuzuar që të përgjigjen me shkrim për këtë çështje. E zëvendësi i Ahmetit, Selim Pacolli në Kuvendin Komunal ka thënë se ardhja e tyre pritet të ndodh brenda muajit. “Unë besoj që shumë shpejt do të na vijnë autobusët e rinj sipas informatave që i kemi, brenda këtij muaji duhet të vijnë. Ne kemi në plan të subvencionimit të çdo lagjeje në Prishtinë dhe jashtë Prishtinës, dihet se janë të shumta lagjet, kemi shembullin në fshatin Mramor ku shkon dy herë në ditë kthehet dhe dihet se njëri është shumë herët dhe njëri shumë vonë”, ka thënë Selmi në mbledhjen e Kuvendit Komunal. Kjo nuk është hera e parë që Ahmetit nuk i dalin datat e sakta për çështjen e Autobusëve, pasi edhe në janar të 2017 kur janë sjellë në Prishtinë 30 autobusët e parë. Krypometri i KALLXO.com e ka zënë në rrenë kryetarin Shpend Ahmeti edhe në janar të vitit 2017.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software